Akuzat e PD ndaj policisë, të akuzuarit nuk bëjnë padi: S’ngatërrohemi në debatin politik

24 Gusht 2016, 19:45Kronika TEMA

Një ditë pasi Sindikata e Policisë i bëri thirrje efektivëve të uniformave blu të akuzuar për lidhje me krimin, që të ndërmarrin nisma ligjore për pastërtinë e figurës së tyre, Top Channel mori kontakt me disa prej oficerëve dhe zyrtarëve të lartë të përmendur nga opozita.

Disa prej tyre shprehen ‘pro’ ndërmarrjes së padive për shpifje qoftë individuale ose kolektive, por thonë se një veprim i tillë duhet të konsultohet dhe vendoset në bashkëpunim edhe me instancat më të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Po ashtu, ka edhe nga ata zyrtarë të lartë të Policisë dhe shefa komisariatesh që thonë se nuk mendojnë të bëjnë padi, pasi nuk duan të përshihen në debatin politik të ditës.

Me disa deklarata të njëpasnjëshme, opozita ka akuzuar me emra konkretë mbi 30 zyrtarë dhe oficerë për lidhje me trafikantët në kultivimin e kanabisit në vend.

Deri më tani në sindikatën e policisë asnjë funksionar i përmendur nuk ka kërkuar asistencën juridike të sindikatës, e cila i ka kërkuar edhe Prokurorisë që të nisë verifikimet.

Akuzat vijnë në një kohë kur policia deklaron se ka asgjësuar më shumë se 1.2 milionë rrënjë kanabis.

Nga ana tjetër, në një operacion të zhvilluar në rrethin e Kolonjës ku u shkatërruan 17 mijë bimë, operacioni u drejtua nga Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi kishte dyshime se në këtë aktivitet ishin të përfshirë punonjës policie të zonës.

Të kontaktuar zyrtarisht, burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme nuk pranuan të përgjigjen nëse ka hetime ose jo ndaj akuzave publike ndaj funksionarëve të policisë.

1 komente në “Akuzat e PD ndaj policisë, të akuzuarit nuk bëjnë padi: S’ngatërrohemi në debatin politik”

  1. Ma prene Kanabisin....komshiut ja lane. says:

    Po çpret me MINISTRIA. Gjysma e zyrtareve te saj me te larte jane akuzuar direkt per implikim te drejtperdrejte ne pisllekun e droges. Sa do prese akoma …apo kur te behet edhe lista me emra efektivesh. Cdo vonese ne denoncim i zhyt me teper ne batakun qe u ka pregatitur Sala.

    Plot drejtore te policise,
    Bashke me emer e figure.
    Per çdo dite opozita,
    Akuzon e sle kusure.

    Bashke me ta plot komisare,
    Qe jane bere drogaxhinj.
    E po marin 30 perqindshin,
    Hashashi leshon kallinj.

    Opzita po ben lecke,
    Policine pa perjashtim.
    Ministria vetem hesht,
    Nuk eshte bere nje denoncim.

    Perse heshtni e po flini,
    Si e mbani kete barre.
    Apo Sala ka te drejte,
    Dhe me jeni bere tregetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje