Erjon Toro, babai i dy vajzave 9 dhe 3, vjeç humbi jetën në tërmetin që goditi komunën Amatrice ku ai jetonte prej 15 vitesh.
Në Fier familja ka hapur dyert e mortit dhe kanë një apel për qeverinë shqiptare: “Të ndërhyjnë që trupi i Erjonit të vijë sa më shpejt të prehet në tokën shqiptare”
Erjoni ishte djali i vetëm mes 4 motrave dhe kishte ikur në Itali për një jetë më të mirë me të mbaruar gjimnazin.
Tragjedia e kësaj familjeje është edhe më madhe, pasi bashkëshortja e Erjonit ka humbur të dyja këmbët.
Këtë ia konfirmuan familjarët e Erjonit, Ora News.
Ata thanë se bashkëshortja e Erjonit është dëmtuar pasi i ka rënë në këmbë pllaka e betonit.
Edhe vajza e madhe ka dëmtuar krahun, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Erjoni si të gjithë shqiptarët kujdesej për familen e tij në Fier për ta mbështetur financiarisht, por dhe për t’i siguruar ilaçet që i nevojiteshin mamasë që e kishte të sëmurë.