Vijnë në Shqipëri mbi 100 muxhahedinë së bashku me liderin e tyre Massoud Rajavi

25 Gusht 2016, 12:40Kronika TEMA

Mbi 100 aktivistë të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit do të vijnë nga Iraku në Shqipëri me një aeroplan amerikan pasagjerësh.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, më shumë se 100 muxhahedinë do të vijnë në Shqipëri së bashku me liderin e tyre aktual Massoud Rajavi.

“Është planifikuar që aeroplani të mos ketë në bord pasagjerë të tjerë përveç muxhahedinëve, dhe mesa duket, fluturimi është planifikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), megjithëse pas operacionit qëndron ushtria amerikane dhe negociatorë nga Arabia Saudite”, transmeton Newsbomb.al sipas raportimeve të shtypit iranian.

E formuar në 1965 Organizata Popullore Muxhahedine (PMOI/MEK) është një grupim që kërkon të rrëzojë regjimin aktual iranian. Në vitin 1980 anëtarë të MEK u vendosën në Irak nga ku nisën sulmet kundër Republikës Islamike por në vitin 2003 u çarmatosën nga koalicioni ndërkombëtar në Irak.

6 komente në “Vijnë në Shqipëri mbi 100 muxhahedinë së bashku me liderin e tyre Massoud Rajavi”

  1. tfgs1 says:

    Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee turkoshaku,nuk na mjaftonin sunitet,shiitet,camet,kosovaret,shpellaret na duheshin edhe mujahedinet madje me komandant Massud-in….!!!!!???

  2. Olimpia says:

    Kur të gjithë u largohen muhaxhiidinëve sepse roli i tyre antiranian tashmë ka përfunduar me dështim , ne i marrim në shtëpi .A e kuptojnë ndopak politikanët tanë se çpërfaqson Irani sot në poltikën dhe ekonominë botërore …Sa të mjerë që jemi…..Nga një vënd i vogël , që sic thoshte i madhi Montaneli , luante si një fuqi e madhe, jemi shndrruar në një shërbyes të rëndomtë pa asnjë vlerë reale në marrēdhëniet ndërkombëtare…..Servilizëm ekstrem , më i poshtërues edhe se vëndi më i varfër afrikan…

  3. aaaaaaaaaaaa says:

    Tani Po,u rrugullua shqiperia. Skemi pa gjë akoma………………..

  4. aaaaaaaaaaaa says:

    Tani Po,u rrugullua shqiperia. Skemi pa gjë akoma………………….

  5. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd says:

    Do hyjne ne partine e ballit. Dhe do ti strehojne ne dukat tek raimondi. Jane nje fis.

  6. Fatkeqesi kombetare!
    Mire Te na behet! Nuk jemi Te afte Te nderojme nje shtet demokratik me vlera europiane perendimore.
    Populli im, Te lutem, mos voto me politikanet aktual! Voto perspektiven, Te ardhmen tende!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje