Zjarri në malin e Shëngjinit, identifikohet dhe arrestohet autori: Zjarrvënia, për kullota

25 Gusht 2016, 18:00Kronika TEMA

Vetëm për të krijuar hapësira më të mëdha për kullota, “piromani” me moshë madhorë i masivit turistik në Shëngjin i vë flakën kësaj perle.

Policia e Lezhës ka arrestuar një 63-vjeçar, si autorin e vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit në Lezhë.

Policia njoftoi se “u arrestua në  flagrancë Preng Pergjoni, 63  vjeç  banues në Lezhë pasi dyshohet se është  autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.

Arsyeja e djegies është  për shkak të ripërtëritjes së kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në Malin e Shëngjinit,i cili ndodhet  në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit.”

Pergjoni akuzohet  për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje