Përpos garancive ekonomike, ku përfshihen rrogat, bonuset dhe pensionet e çmendura, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do t’i mbijetojnë procesit të Vetingut, kërkojnë mbrojtje të posaçme për familjarët dhe pasuritë nga hakmarrjet e mundshme që mund të nxisin vendimet e tyre.
Duke paralajmëruar vendime me impkat publik, për fatin e dosjeve të korrupsionit dhe krimit, prokurorët dhe gjyqtarët kërkojnë mbrojtje speciale, për vete dhe familjarët, jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe pas daljes në pension shkruan “Shqiptarja.com”.
Ata kërkojnë gjithashtu dëmshpërblim nga shteti për dëmet e shkaktuara ndaj jetës, shëndetit dhe pasurisë së tyre dhe familjarëve.
Referuar përmbajtjes së nenit 21 të draftit për statusin e magjistratëve, gjyqtarët dhe prokurorët duket se janë të shqetësuar nga hakmarrjet e mundshme që do të prodhojnë vendimet e tyre, pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme, Byrosë së Hetimit dhe Gjykatave Speciale.
“Gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, magjistrati dhe familja e tij gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre.
Magjistrati që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension gëzon këtë mbrojtje, për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit të magjistratit.
Në rast se jeta, shëndeti dhe pasuria e magjistratit ose familja e tij/saj janë në rrezik, shteti ofron mbrojtje të veçantë si dhe mbrojtje fizike.
Dëmet e shkaktuara për jetën, shëndetin ose pasurinë e magjistratit ose familjes së tij/saj, shpërblehen nga shteti, në rast se këto dëme shkaktohen gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit ose për shkak të tij si dhe nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i jetës, shëndetit dhe pasurisë”, thuhet në nenin 21, i sugjeruar nga prokurorët dhe gjyqtarët.
Si do mbrohen magjistratët
Mbrojtja për magjistratët dhe familjet e tyre parashikohet jo vetëm në draftin për statusin, por edhe në projektligjin për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.
Sipas nenit 50 të ligjit për SPAK, kryetarët e gjykatave, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit mbrohen me shoqërim, me oficer dhe nënoficer.
Ndërkaq, gjyqtarët dhe prokurorët mbrohen me shoqërim, me oficer. Nëse kërkohet përkatësisht nga kryetari i gjykatës apo drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sigurohet mbrojtje për anëtarëve e familjes, banesat dhe/ose eskortë për gjyqtarëve dhe prokurorët.
Hetuesit e Byrosë
Drejtorit, zëvendësdrejtorit ose hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për shkak të apo gjatë ushtrimit të detyrës, u sigurohet mbrojtje personale e jetës, shëndetit dhe pronës, nëse kërkohet nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Oficerët dhe nënoficerët e caktuar për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, familjeve dhe banesave të tyre nuk zëvendësohen pa marrë paraprakisht miratimin e kryetarit të gjykatës, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përkatësisht.
Referuar përmbajtjes së nenit 21 të draftit për statusin e magjistratëve, gjyqtarët dhe prokurorët duket se janë të shqetësuar nga hakmarrjet e mundshme që do të prodhojnë vendimet e tyre, pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.
Drejtorit, zëvendësdrejtorit ose hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për shkak të apo gjatë ushtrimit të detyrës, u sigurohet mbrojtje personale e jetës, shëndetit dhe pronës.
Ta gezojne pronen qe kane vjedhur se u mbrohet me ligj.Bravo.Ata gjyqetare,e politikan,hengren e vodhen sa deshen e jane bere miljarder sote,por edhe pas reformes ata do te jene te pasur e do bejne jete mondane.Mjere populli,fukarai fukara ishte,fukara do te mbetet.
Per sa degjojme,del se me e leverdisshme eshte te paguhen gjykates dhe prokuror te huaj te cilet,pervec rroges nuk duhet te kene pretendime suplementare…..
Ose me thjesht,kush do te punoje ne sistemin e drejtesise duhet te pranoje dhe nenshkruaje kushtet qe punedhenesi,ne kete rast,shteti,i ofron punemarresit….Magjistrate dhe juriste ka me bollek,drejtesi aspak…..tani le te vije koha qe ata qe do te marrin paga me te larta se kryeministri apo presidenti le t’i meritojne keto para duke u perballur