Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen, ku një 28 vjeçar i ka vënë lëndë eksplozive një autobuzi të një agjencie funerale.
Lidhur me informacionin mbi arrestimin e shtetasit Erion Duçka,vjeç 28 banues në Tiranë shtojme se :
Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R.
Shtetasi Erion Duçka ,para oficereve te policise gjyqesore gjate intervistimit ka pranuar se ka kryer kete veprim te kundraligjshem.
Kete akt e ka kryer ne forme hakmarrje ndaj te atit te vet i cili ka qene nepunes i Sherbimit Informativ Shteteror dhe ka pesuar dëmtime te gjymtyrëve ne krye detyrës .
Duke qene banorë ne te njejten lagje ,shpesh shtetasi K. R i shante dhe ofendonte me fjale fyese per nje periudhe kohe te gjate te atin e autorit te dyshuar.
Menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar .
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal
Ore gazetare profesionist e lexova dy here kete lajm dhe akoma nuk e kuptoje. Ose nxitoheni shume ose njeiru qe shkruan lajmin nuk ka kualifikim gazetari nuk ka kualifikim elementar gjuhesor dhe kuptimor.
solidarizohem dhe une me ankimet e tua!
Keta gazetarec jane bere te gjithe si “google translate”, thone ca llafe sa per te bere nje artikull ku dy fjali rrjesht nuk kane kuptim, jo me i gjithe lajmi. A e lexoni vete para se ta dergoni per botim se duket qe redaktori qenka me leje? Jeni bere per tju korrigjuar me keq se goca ime ne parashkollor.
Keshtu si eshte shkruar ky tekst, kuptohet qe punonjesi i SHISH ka humbur kember ngaqe e shante komshiu??!!! Pastaj ka tentuar te largohet me biciklete, por eshte ndaluar nga patrulla e policise….
A ka mundesi te na shpjegoje dikush se c’fare ka ndodhur? Ky gazetari qenka ngeles me sa duket ?
jo nuk ka mundesi te shkruaje njeri lajmin se cfare ka ndodhur me te vertete.
ne gazetareve ne te gjithe boten na paguajne per sensacion dhe keshtu shkruajme.
lajmet gjejini vete!