Humb jetën i mituri në Durrës, ra në gropën e ashensorit aksidentalisht

27 Gusht 2016, 11:06Kronika TEMA

Një i mitur në Durrës ka humbur jetën, pasi ra në gropën e një ashensori.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, tek firma e këpucëve, ku 15-vjeçari me iniciale K.L ka qenë duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine, por ka rënë nga një lartësi 6 metrash.

Ndërkohë, B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, ka shkuar  për të ndihmuar të miturin në tentative për t’i shpëtuar jetën, por janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.

Për pasojë K.L. ka ndërruar jetë, ndërsa B.D. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

1 komente në “Humb jetën i mituri në Durrës, ra në gropën e ashensorit aksidentalisht”

  1. tema says:

    CFARE BEHET NE VENDIN E CUDIRAVE ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje