Tre vajzat e zhdukura nga Pogradeci gjenden në Elbasan, zgjat vetëm disa orë ëndrra për t’u arratisur

27 Gusht 2016, 19:46Kronika TEMA

Merr fund arratia e tre vajzave nga Pogradeci, të cilit prej disa orësh rezultonin të zhdukura.

Ishte babai dy prej vajzave që denoncoi zhdukjen e tyre në polici. Ato janë gjetur ne qytetin e Elbasanit.

Bashkim Çollaku, 45 vjeç, deklaroi sot se dy vajzat e tij, Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, Arjola Baci, 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Menjëherë pas denoncimit, Bashkim Çollaku rrëfehu për ‘Neës24’ se vajzat ishin larguar mesnatën e së premtes dhe që prej asaj kohe nuk ka folur më me to.

Ai ka pohuar edhe njëherë se vajzat janë larguar me shoqen e tyre Arjola Baci, të cilën sipas tij e kanë edhe fqinjë, ndërsa shtoi se ka frikë se dikush mund t’i ketë marrë për qëllime trafikimi. “I kam rritur me shumë mundime dy vajzat e mia.

Kam frikë se mund të mi trafikojnë vajzat, ndaj i bëj apel policisë që ti gjejë sa më parë vajzat. Shoqen e tyre unë e mbaja si vajzën time. Dyshoj se dikush i mori me qëllim trafikimi.”, tha babai.

Policia e Pogradecit bëri me dije se po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave, ndërsa janë marrë në pyetje të afërm të të dy familjeve.

Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të largimit me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur së fundmi, si dhe pista e dytë, ajo e trafikimit të mundshëm drejt Maqedonisë.

3 komente në “Tre vajzat e zhdukura nga Pogradeci gjenden në Elbasan, zgjat vetëm disa orë ëndrra për t’u arratisur”

  1. stil says:

    Ju ngrente morta ju ngrente! Po nuk shkruhen asnjehere te plote emrat e te miturve more shtaze! Fshijini shpejt emrat e tyre dhe lini vetem inicialet. As emrin e te atit nuk duhet te lini, pasi eshte nje mundesi per t i identifikuar.
    Dhe hiqini fotot e te miturave urgjent!
    ju lumte ju qe beni palle kur nuk ka asnje organizem aktiv per mbrojtjen e te drejtave te te miture be ate shtet rrumpalle.

  2. Perparim says:

    Mund te me thot ai qe e ka shkruar se ku jepet ne shkrimin me lart se”Vajzat jane gjetur ne Elbasan”? Hajde gazetar hajde…….

  3. Perparim says:

    Une mendova se ai qe e ka shkruar kete, do me jepte nje pergjigje se ku e ka mesuar ai qe vajzat jane gjetur ne Elbasan.Ju u treguat fantastik ,e hoqet fare komentin,e bukur kjo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje