Digjet një banesë nga zjarri në Orosh, rrezikohen 3 fshatra

27 Gusht 2016, 19:20Kronika TEMA

Edhe pse zjarri në malet e Oroshit është neutralizuar, një banesë thuajse është djegur, ndërsa 3 fshatra rrezikohen ende.

Mësohet se flakët më intensive janë vetëm në zonat malore, ndërsa forcat e zjarrfikëses dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca pohoi se ndonëse vatrat e zjarrit janë zgjeruar situata është nën kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje