Një operacion masiv antikanabis është duke u organizuar nga policia në qarkun Shkodër, i shtrirë në dy zona, në Pult dhe Koman-Temal.
Në operacionin e gjerë të policisë po marrin pjesë rreth 200 forca policore nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me FNSH.
Deri në orët e mbrëmjes së të hënës është bërë i mundur asgjësimi i 20 mijë bimëve narkotike të mbjella në 99 parcela. Gjithashtu është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e tharë, raporton TCH.
Në zonën e Pultit policia ka bërë të mundur edhe shoqërimin e 3 personave, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri “Shotgan”.
Policia ka bërë të ditur se operacioni do vijojë edhe në dy ditët e ardhshme.
Nuk jam per perhapjen e asnje lende qe demton trurin, apo ndryshon ndergjegjen, por jam kunder kriminalizimit extrem te cdo gjeje. Lexoni, dhe gjykoni vete:
http://www.breitbart.com/jerusalem/2016/08/29/agriculture-minister-israel-to-begin-exporting-marijuana/
Duhet qeveria te jape me concesion burgjet.
Nje krim qe eshte perhapur kohe me pare nga Lazaristat dhe joshi shijet e qindrave mekatareve qe sot po provojne shijen e hidhur qe po i rrenon keta te gjore
Ky krim eshte jo vetem i ketyre te fundit por edhe policia me heshtjen e gjate deri ne momentin e korrjes duke ju shkaktuar humbje te dyfishta ne krahasim me ato qe mund ta kishin bere qe ne mbjelljen e tije
Papunesia dhe varferia po mbush Burgjet
Populli kur skane Pune cduhet te bejne ?