DRAFTI: Imunitet për ata që tregojnë si i kanë paguar gjyqtarët

30 Gusht 2016, 09:08Kronika TEMA

Projektligji i ri për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u garantojë imunitet qytetarëve që kanë paguar ryshfet, nëse denoncojnë magjistratët që kanë kryer korrupsion, shkruan “Panorama”.

Këtë parashikim në projektligjin e vetingut, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përfshirë te “çështje që nuk negociohen”, apo siç u theksua ndryshe “vijat e kuqe”.

Por çfarë parashikon konkretisht ky nen, i cili flet për bashkëpunëtorët e drejtësisë? Këtë status mund ta përfitojë çdo person që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit, qoftë me gjyqtarët apo me prokurorët.

E veçanta e këtij neni është fakti se personi që deklarohet se ka dhënë para për të marrë një vendim në favorin e tij, nëse ka prova për këtë shkelje ligjore ai nuk dënohet. Projektligji i ri i rezervon denoncimit, i cili është bashkëfajtor në korrupsion, status të veçantë të “bashkëpunëtorit të drejtësisë”.

“Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore”, thuhet në nenin 50 të projektligjit.

Po çfarë përfitojnë “bashkëpunëtorët e drejtësisë”? Përveç faktit që ata nuk dënohen për veprën penale të korrupsionit, denoncuesi mund të rifitojë shumën që i ka dhënë si ryshfet gjyqtarit apo prokurorit.

Këto para mund të rikthehen mbrapsht nga gjyqtarët apo prokurorët, nëse vendimi i dhënë nëpërmjet ryshfetit është dhënë pas janarit të vitit 2016.

“Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës.

Kthimi i shumës mund t’i kërkohet drejtpërdrejt dhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100.000 ALL pa shkak të ligjshëm, që nga 01.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të tretë që mund të kenë përfituar shumën përkatëse”, thuhet në nenin 50 të projektligjit të vetingut.

Neni 50.

Bashkëpunëtori i drejtësisë

4 Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e

korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë  përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për

procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.

1 komente në “DRAFTI: Imunitet për ata që tregojnë si i kanë paguar gjyqtarët”

  1. logjika says:

    PO pse pas janarit te vitit 2016? Po kete korrupsioni eshte trembur, ndersa vitet e me parshme ishte galopant. Kjo eshte si ti thuash: ti qe ke vjedhur dje, ja hodhe bythes, sot mos vidh me , Une qe jam demtuar dje, jam i denuar dhe nga ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje