Vetingu do gjurmojë edhe fotot e dasmave dhe festave ku marrin pjesë gjyqtarët e prokurorët

30 Gusht 2016, 16:00Kronika TEMA

Gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut, për secilin prej tyre do të ketë një dosje të veçantë për kontaktet që mund të kenë pasur me personat të botës së krimit.

“Panorama” shkruan se kundër tyre mund të përdoren edhe pamjet filmike apo fotografitë e gëzimeve familjare, si dasma, fejesa apo festa të ndryshme, në të cilat kanë qenë të pranishëm dhe persona me rekorde kriminale, apo të përfshirë në trafiqe.

Gjatë debatit në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ka kërkuar sqarime se si mund të vlerësohet nëse gjyqtari apo prokurori është vënë nën presion në punën e tij. Shefi i Misionit të EURALIUS ka sqaruar deputetët se pjesë e vlerësimit do të jenë dhe miqësitë apo shoqëritë e personave të krimit të organizuar me gjyqtarët dhe prokurorët.

Ai ka kërkuar që të mblidhen sa më shumë evidenca kundër magjistratëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

“A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona të cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë.

Pra, keni tregues të tillë. Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe, sigurisht, vlerësimi i ‘background’-it është një nga instrumentet më të vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish. Por nëse ju keni, gjithashtu, një fotografi ku kemi këta njerëz, apo ceremoni martese në Jug, në Sarandë apo Lazarat, në mes të një fushe ku kultivohet drogë, dhe ju të thoni që nuk i dinim këto plantacione, mund t’i koleksiononi këto gjëra.

Ne i kemi parë në praktikë dhe jemi përpjekur të koleksionojmë, të mbledhim dhe nuk dimë se çfarë lloj evidence duhet të marrim. Mund të jetë e nevojshme të kemi një panoramë të madhe, e cila përbëhet nga pjesë të vogla, dhe në qoftë se i bashkoni këto 10 pjesë së bashku me pjesët e tjera, ju mund të keni një panoramë dhe mund të thoni që, nëse i vendosa të gjitha këto pjesët e ‘puzzle’-it, atëherë pamja që kam unë në fund mund të më justifikojë të gjitha vlerësimet dhe në fund kjo nuk është ajo që ju doni të shikoni si gjyqtar, pra barra e provës kthehet”, është shprehur Rainer Deville.

5 komente në “Vetingu do gjurmojë edhe fotot e dasmave dhe festave ku marrin pjesë gjyqtarët e prokurorët”

  1. EdKari says:

    Po fotot e dasmës së fikuErit dhe Ajola Xoxes do të hetohen!

  2. i larguari says:

    Mos u lodhni kaq shume me verifikime se kush e si vodhen gjakun e Shqiptareve te varfer keta qe kane qene ne pushtet. Zgjidhja eshte shume e thjeshte:
    1- Futini ne BURG per gjithe jeten – te gjithe gjyqtaret, prokuroret, anetaret e qeverive, presidentet, depudetet, e 25 viteve te fundit – pa perjashtim!!!
    2- Meruani dhe shtetezojuni te gjithe pasurite dhe bzsneset qe ata dhe njerzite e afert te familjes qe ata kane (te paret BAXHANAKET, pastaj femijte, vellezerit, motrat, por mos harroni sidomos BAXHANAKET, e tyre).
    3- Rifusni ne fuqi ligjin me vdekje per te gjithe ata qe perdorin postin zyrtar per te vjedhur e pasuruar.
    dhe do te shikoni sa te mire e te ndershem do behen gjyqtaret e politikanet qe do vine me vone!

  3. Sul Pumi says:

    Pse shkoni aq larg dhe hidhni shashka kot ne qiell. .. E kollajte , I vini ne ngarkim shumat marramendese gjygjtareve, humbjet e gjygjeve te humbura te shtetit shqiptar , karshi pronarit fitues. Ja ktheni mbrapsht popullit te varfer, keto shuma parash katostrofike , qe ka paguar me te pa drejte nga taksat e tij e jo per fain e tij . Por do jete e frikeshme , se pamvaresisht KRISTALIT ,sdo kemi me jurista , e do na detyroni te marim me qera gjygjtare nga afganistani. Ju ku e keni ujkun , perpara surratit , dhe doni te gjeni gjurmet.

  4. Qazim Mulleti says:

    Le..sh me tresh se keputet……..beni gam gam gam si nje erjon brace kopace autopolant i prishur…..po vellane KRIMINEL TE xHAFES DO HETOJNE KETA PO LEKET E DASMES SE eRJON veliajt nga mamaja do ti verifikojne keta…


    mjerane , llafazane ,bijte e rilindjes se qelbesirave…

    po rruget e vjedhura te kombit do ti rikthehen keta..po vidjo me bllok e laps ne dore e Ilir metes…po milionat e Edrames, ne”off-shore” islands????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje