Skandali/ Lulzim Basha, 7 tendera administratorit të shpallur në kërkim për falsifikim nga Prokuroria

31 Gusht 2016, 18:33Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës prej më shumë se një muaj ka shpallur në kërkim shtetasin Italian, Antonio Abrusci, administrator i kompanisë “Ecologica sh.p.k.”. Mbi të rëndon akuza e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve gjatë pjesëmarrjes në tenderin për pastrimin e zonës lindore të qytetit të Tiranës.

Agjencia e Prokurimit Publik pezulloi procedurën e tenderimit dhe kërkoi nga Ministria e Transporteve verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga “Ecologica sh.p.k.”. Pas këtij verifikimi nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë rezultoi se pretendimet e ngritura ishin të sakta dhe se dokumentet për 12 automjetet që kjo kompani deklaronte se kishte në pronësi ishin të falsifikuara.

Për arsye se falsifikimi përbën vepër penale, kjo Ministri depozitoi kallëzim ndaj administratorit të kësaj kompanie për hetime më të thella. Organi i akuzës nisi menjëherë hetimet përkatëse dhe pasi bëri ekspertizën e nevojshme mbi dokumentet e paraqitura nga kompania “Ecologica sh.p.k.”, arriti në përfundimin se ato ishin falsifikuar. Verifikimi rast pas rasti për këto 12 automjete, nxori në pah disa fakte që rëndojnë edhe më shumë situatën e kësaj kompanie.

Prokuroria arriti të zbulojë se nga viti 2011, një pjesë e këtyre makinerive nuk qarkullonin, të tjerat nuk kishin paguar taksat dhe siguracionin e detyrueshëm dhe në disa raste nuk kishin kaluar as testin e kontrollit teknik.

Por këto rezultate të hetimit kompromentojnë rende ish kryetarin e Bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha, në vitet 2011-2015 për faktin se kompania “Ecologica sh.p.k.” me këtë flotë fantazmë mjetesh pastrimi ka mundur të fitojë në mënyrë sistematike 7 tendera pastrimi në vitet 2013-2015, kohë kur kryebashkiak ishte Lulëzim Basha.

Më konkretisht, nga libri i shpalljeve të prokurimeve publike rezulton se “Ecologica sh.p.k.” ka fituar tender pastrimi ne datat:

– 09.09.2013

– 18.09.2014

– 27.11.2014

– 29.12.2014

– 30.01.2015

– 27.02.2015

– 08.04.2015

Siç shihet “Ecologica sh.p.k.” dhe administratori i saj Antonio Abrusci kanë qenë klientë të përhershëm të ish-kryebashkiakut Basha. Kjo do të thotë që kjo kompani për vite të tëra ka fituar tenderë dhe nuk ka bërë asnjë punë në terren me pastrimin ose ka kryer shërbimin e kërkuar me mjete ose që nuk paguanin as taksa dhe as kalonin ndonjëherë në kontroll teknik. Dhe në të dyja rastet kjo nuk mund të bëhej pa pëlqimin e drejtuesve të atëhershëm të Bashkisë.

7 komente në “Skandali/ Lulzim Basha, 7 tendera administratorit të shpallur në kërkim për falsifikim nga Prokuroria”

  1. bureto says:

    Eh! Sa afera te ngjajshme kane ndodhur ne vendin tone keto 25 vjet. Jane me mijra, por si do t’u veje halli? Jane aq shume sa qe drejtesia vetem me to sikur te merret do t’i duhet ndoshta nje shekull. Ja nje shembull: Ne vitin 2001, nga DPSHTR e ashtuquajtura “drejtoria e kolaudimit”, regjistroi dhe paisi me targa 20 kamjone, të nje shoqerei fantazme e quajtur UCL, gjoja te regjistruar ne Shqiperi. Per keto “mjete” duhet te ishin paguar dogana, nese ato do te kishin hyre ne Shqiperi, por kjo nuk ka ndodhur sepse s’kishte mjete te tilla. (keshtu ka deklaruar ish nendrejtori i doganave te kohes) Kjo u be qe, nje kompani e Lihtenshtejnit, te perfitonte lejet per transport nderkometar CEMT, anetare e se ciles ajo nuk ishte. Keto leje ishin pasuri e shtetit shqiptar dhe monopol i saj, por kundrejt tyre te korruptuarit u paguan prej asaj kompanie. Historia eshte e gjate e vertetuar me dokumenta dhe fakte (dosja ekziston), por u mbyll. Pjesmarres ne kete afere ishin nga funksionare te Ministrise se Transporteve deri dek titullari i kohes. Shumica e tyre vazhdojne ende ne ate ministri, por disa bene karriere edhe më larte (ministra e deputete, te tille jane edhe sot). Korrupsioni ne Shqiperi, per fat te keq eshte endemik, dhe jam skeptik se do te kete mundesi qe te ndeshkohet qofte dhe nga drejtesia e pritshme e reformuar. Pikerisht per shkak te sasise se madhe te rasteve dhe kohes kur kane ndodhur. Edhe pse kjo na dhemb.

    1. olta says:

      Ja pse duhet sesben te vihet ne pune reforma ne drejtesi
      Per plera si Basha dhe gjithe partia e tij

  2. axhim Ajrizi says:

    Më e pakta duhet te nisin hetimet penale kundër Bashës.

  3. PD krim i organizuar says:

    Dihet qe PD eshte eshte nje parti krimesh nga me monstruozet Intrigannt salih-serbi i confirmuar me se fundi si vellai biologjik i karaxhixh organizoi vrasje djegje shkaterrim Dhe maja e ajsbergut sapo ka filluar te Dale Me gishtat perpjete qerroj per 25 vjet te gjith opinonin Shqipetar
    Fatkeqesisht nje pjese e tyre Kane mbetur te VERBER Dhe zor se Kane shanse per te pare me realitetin

  4. Arjan says:

    Edhe pse eshte I gjate per saliun luli “vocerr” mbetet.

  5. Kellira says:

    E vertete! Ne Tirane te mbyste pluhuri.
    Nga nje kancer ne fyt te gjithe pergjegjesve!

  6. mero byca says:

    O Mero bytha dhe ju injorantet e tjere llapazane , Ekologicen e ka sjelle vete Rama kur ishte kryetar bashkie sepse te kjo kompani ishte dhe Koco Kokdhiu aksioner , kontrata nr. 9081 Prot dt 18.09.2008 “Pastrimi I pjesës perëndimore 3 të qytetit të Tiranës me vlere 159.458,627 lek ne vit per nje afat 5 vjecar 2008-2013 pra bejini mire llogarite 6 milone euro . Basha i dha vetem shtesa pastaj i hoqi nga pastrimi i Tiranes dhe solli firmen Alko Impex 1 muaj para se te ikte nga bashkia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje