VIDEO/ Tre grabitësit e bankës në Bllok, u arrestuan ne para në duar

31 Gusht 2016, 20:21Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka shpërndarë pamjet e arrestimit të tre autorëve të dyshuar të grabitjes së kasafortës së një banke të nivelit të dytë, në zonën e ish-Bllokut.

Në pamjet e shpërndara nga Policia duken tre autorët, Roland Liti (Zekaj), Alan Babamato dhe Robert Kulla, ky i fundit, djali i Nehat Kullës, të fortit të Tiranës në vitet ’90-të.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar dhe një pjesë të parave të vjedhura në bankë. Më 8 gusht të këtij viti, këta tre persona arritën që të çanin murin e bankës dhe të merrnin kasafortën me para.

Thuhet se nga banka u morën 200 mln lekë, por hetimet vazhdojnë.

 


Arrestimi i tre grabitesve te bankes ne Ish-Bllok by e-d21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje