Gjithçka është në funksion të implementimit sa më shpejt të reformës në drejtësi, në mënyrë që në një periudhë sa më të shkurtër kohore të japë efektet e veta pozitive.
Ndryshe nga varianti i depozituar në Kuvend me 67 nene, të martën në seancën plenare projektligjit të “vetingut” i ishin shtuar dhe edhe 4 nene të tjera në fund, të cilët janë vendimtare për afatet të cilat bëjnë të mundur nisjen e procesit të rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Një nga detajet më pikante, është kërkesa e ligjit, që brenda këtij viti, menjëherë dhe jashtë radhe, Shkolla e Magjistraturës të pranojë me një konkurs ekstra 50 magjistratë të rinj.
Të cilët duket se janë menjëherë të nevojshëm pas mundësisë që një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të japin dorëheqjen për të shpëtuar nga “vetingu”.