Bashkë me deputetët e Komisionit të Sigurisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte dje në veri të vendit për të ndjekur një operacion antikanabis.
Për shkak të terrenit të thyer, parlamentarët kanë udhëtuar drejt Gjegjanit të Pukës me helikopter.
Pas operacionit, sekretari i Komisionit të Sigurisë Piro Lutaj tha se ishin bërë dëshmitarë të sakrificave të policisë në betejën kundër narkotikëve.
“Në emër të Komisionit falenderoj sinqerisht strukturat e Policisë së Shtetit, impenjimin maksimal të tyre për të parandaluar edhe këtë sëmundje që na është bërë problematik e jashtëzakonshme e shtuar hera herës edhe pa argumentuar nga opozita edhe nga debatet parlamentare që qytetarët dëgjojnë.
I përshëndes dhe i uroj atyre, punë të mbarë për të dhënë mesazhe të qarta që Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe kjo është Policia pikërisht që duan qytetarët shqiptar”, deklaroi deputeti socialist.
Brenda kësaj jave, së bashku me ministrin Tahiri kanë fluturuar për të parë nga afër punën e policisë edhe gazetari britanik i “The Economist” si dhe një grup gazetarësh shqiptarë.