Prokuroria pushon hetimet ndaj ministrit të Brendshëm: Tahiri nuk e kërcënoi gjyqtarin Aliaj

2 Shtator 2016, 18:33Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka kërcuar dhe nuk ka bërë asnjë veprim konkret që mund ti kërcënonte jetën gjyqtarit Arjan Aliaj.

Është ky përfundimi i arritur nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka vendosur të pushojë hetimet pas kallëzimit të bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 11 qershor.

Pushimi i hetimeve për mungesë të elementëve të veprës penale konfirmohet për Report TV nga burime pranë Prokurorisë së Përgjitshme, të cilat për këtë vendim kanë vënë në dijeni dhe KLD si palë kallëzuese.

Për këtë hetim më 20 korrik dëshmoi në prokurori dhe vetë gjyqtari Aliaj, i cili u shpreh para hetuesve se ai nuk ndihej i kërcënuar dhe vendimin për të pezulluar nga detyra drejtorin e policisë Haki Cako e kish marrë bazuar në ligj e prova.

Ministri Tahiri e kishte akuzuar gjyqtarin Arjan Aliaj për lirim të disa personave të dënuar për vepra të rënda penale, pasi ai vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon, me kërkesë të Prokurorisë, që po heton për pajisjen italiane të përgjimit.

“Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj Çakos nuk ishte gjyqtar i gatshëm dhe nuk duhej të merrte në shqyrtimin e çështjes. Gjyqtari i gatshëm ishte Adriatik Goce.

Shorti është mënjanuar dhe këtë çështje e mori përsipër gjyqtari Arjan Aliaj”, ka thënë Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje