Prokuroria e Përgjithshme pretendon se janë 6 dosje penale në zyrën e saj, të cilat rrezikojnë të pushohen për shkak të ndryshimeve të reja Kushtetuese.
Prokuroria e Përgjithshme ka në hetim 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një tjetër në fazën e gjykimit, për akuza të ndryshme, dosja ndaj të cilëve rrezikohet të pushohet, sipas Prokurorisë.
Kjo, për shkak se me ndryshimet e reja Kushtetuese, institucionit qendror të akuzës i është hequr hetimi ndaj zyrtarëve me imunitet.
Veç deputetëve, në hetim është edhe gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea bashkë me bashkëshortin e saj dhe dy ndihmësit, për akuzën e “korrupsionit”.
Prokuroria thotë se edhe ndaj tyre, dosja rrezikon të pushohet për shkak se me ndryshimet e reja, hetimi i kësaj kategori njerëzish i ka kaluar SPAK-ut, institucion ky që ende nuk është krijuar.
Sipas Prokurorisë, mos parashikimi i një dispozite kalimtare në ndryshimet e reja Kushtetuese ka sjell ngërç në institucionin e akuzës, sidomos në hetimin e këtyre çështjeve.
Në hetim, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit janë 8 deputet të Partisë Demokratike ndërsa Gent Strazimiri po hetohet për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Veç këtyre, Prokuroria ka në hetim pasuror deputetin Tom Doshi dhe një dosje penale ndaj tij ndodhet në gjykim për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Në gjykim ndodhet edhe dosja penale në ngarkim të deputetin Armando Prenga, i akuzuar për kanosje dhe plagosje me armë zjarri. Dosje për të cilat nuk parashikohet se çfarë rruge do të ndjekin pas këtyre ndryshimeve, meqenëse ende nuk është krijuar institucioni i SPAK-ut.
Këtë shqetësim e ka ngritur edhe kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një reagimi publik, ku kërkon me urgjencë që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi të parashikojnë dhe miratojnë një dispozitë kalimtare për mënyrën se si do të funksionojë prokuroria deri në krijimin e SPAK-ut.
Po mir mor kryeprokuror me te rendesishme jane dosjet e parlementareve per kundershtim te rendit publik se sa dosjet e Kruekriminelit Sali Karaxhixhit e Lulzime Bashes per vrasjet e 21 janarit te hetoje keto mor byth lepirsi i Berishes,do te vije dita qe edhe ti do te hetohesh
Me kaq shume dosje vipash qe do mbyllen do ngelen 90% e avukateve pa pune ..ceshtja eshte serjoze…
po ke tere kohen qe thua dosja. tani prit te bejne gati nje dosje per ty. copa katunarit. kujton se mund te genjeje nderkombtaret. jo po do ti lene dosjet ty, qe te zene dy gisht pluhur. ec tani, bej gati çanten dhe lero zyren. per çfare mund te duhesh aty, per te ngrohur veze?
qenke zgjuar na gjumi o llala se deri tani po flije gjum mos na be budallenj si vetja jote se nuk ka budallenj apo te ka cuar na gjumi vellaj karaxhicit se aji esht kryeprekuror nuk je ti oooooo llall e thartuar
U keputet me hetime ju e u mbeten keto 6 dosje.Turp te kini!
Kjo Prokurori me kujton TEMEN e Meros qe shume komente dhe opinione i fshin apo i nxjerr sa here te doje Ilir Hajdut Meta dhe mendesia fshatareske e MEROS dhe pacavurres TEMA.
TEMA nje turp i inteligjences Shqiptare dhe gjuhes Shqipe.
Adriatik llalla, u bere gazi i botes, me kete deklarate. Si ka mundesi, hetimin e VIPAVE, ta zini nga bishti dhe jo nga koka. Vetem Sali Berisha ka mbi 10 denancime per djekje penale, ju thoni jane kaqe e aqe deputete per kundershtim te policise. Kjo eshte e tupeshme ta degjosh. Ne si qytetare, prsim qe vetingu, te filloi nga zullumqaret, hajdutet, vrasesit, ata qe bejne thirje per armatosje dhe rrevlucjon, qe kerkojne gjakederdhje, per te mbrojtur interesat e tyre, personale e familjare. Me mire mose dile se u deskriditove fare, me keq nga cje ne krye te kei dikasteri, qe duhet te mbrosh shtetin nga keta kameleone, hajdute e kriminele, qe e kane lene vendin tone ne dite te hallit, me vjedhjet dhe koorupsjonin qe kane bere me pasurine kombetare.
po sa koh do ti mor palle ,,,,,,,,,, mos do do nja 15 vjet,
PSE SI KE HAPUR O DHALLE PERPARA..FUTU TI BRENDA…SA KE HAPUR SA S KE HAPUR…