Prokuroria e Krimeve të Rëndë ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për David Qosen, personin që vrau efektivin në Torovicë të Lezhës, masë kjo që u pranua nga Gjykata e Lartë.
Prokuroria ka dhënë edhe detaje në lidhje me mënyrën si u vra efektivi Ardian Kodra. Ndërsa, gjatë marrjes në pyetje në polici, 27-vjeçari David Qosja ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka pohuar se dikush ka qëlluar kundër tij dhe se ai është kundërpërgjigjur.
Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton se:
Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50 shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë një njoftim se shtetasi David Qosja ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik.
Pasi është vlerësuar situata si problematike,shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vendit ku dhe pretendohej se po qëllohej.
Pasi kanë arritur në fshatin Torovicë ata kanë konfirmuar situatën e raportuar.
Pasi është organizuar lëvizja e trupave ,mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T. T. si zevëndës komandant, viktima Ardian Kodra drejtues mjeti,si dhe punonjësit e policisë E. B. dhe V.T., ka qënë duke lëvizur në drejtimin Veri –Jug duke pasur banesën e të dyshuarit ne krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer tashmë në drejtimin Jug Veri, me banesën tashmë në krahun e majtë në një distancë farë të afërt me të.
Për shkak të gjeografisë së terrenit,udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të pasur një fushë pamje më të plotë të objektit (banese e David Qosaj) dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.
Duke qenë se tashme pjesa ballore e objektit ishte nen kontroll por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i banesës së të dyshuarit një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim te pjesës së pasme të objektit,ndërkohë që V.T dhe E.B. kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.
Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit,viktima Ardian Kodra, i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtepisë dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi.
Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër ju ka thënë se –është vrarë Ardiani.
Pas kësaj ai është marrë me mjet te blinduar dhe është dërguar pranë spitalit, por me gjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë.
Pas kësaj janë intensifikuar veprimet si për negocimin me të dyshuarin ashtu dhe ato përgatitore për neutralizimin e tij dhe pas disa orësh është bërë e mundur kapja e këtij të dyshuari së bashku me armën mjet e krimi.
Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes,pozicionimi i forcave policore ne raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit,qitjet e këtij të fundit,dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e shtetasit Ardian Kodra,ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blindi në momentin e qëllimit ndaj tij,e konkretisht atë të shtetasve V.T dhe E.B.
A do te thot ky raport i prokurorise se policia e shtetit eshte fajtore pse ka shkuar ne vendin e ngjarjes!
Une nuk e kam mire te qarte sqarimin e prokurorit te rastit,por nga ajo qe shkruan ne kete raport thuhet se policet me iniciale jane vene ne rrezik duke u mbrojtur pas blindit!!!
Por ama ma çfar duhej te mbrohej policia nga nje agresor qe gjuan per pese ore dhe vret nje polic dhe mbrohet duke thene se dikush e ka gjuajtur nga mali,prandaj si shume here prokuroria dhe drejtesia shqiptare dyshoj se po parapregadit provat per lirimin e vrasesit,duke e cilesuar si te vene ne rrezik nga policia dhe si nje i “semure”!