Bosi shqiptar i drogës lirohet gabimisht nga burgu

4 Shtator 2016, 15:42Kronika TEMA

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë me një sasi të madhe, prej 30 kilogramësh heroinë e më shumë se 130 mijë euro me vete është lënë i lirë, për një gabim të drejtësisë italiane.

Skandali është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat bëjnë të ditur se, shqiptari identifikuar me emrin Dario Myftiu ose i njohur dhe me emrin Aurel Hoxha, 37 vjeç kishte lënë qelinë pak më shumë se 1 javë pas ndalimit.

Ai ishte vendosur në pranga në 26 gusht nga policia në Padova ku i ishte gjetur sasia e madhe e drogës dhe paratë, përcjellin Panorama.

“Një boss i mafias shqiptare është lënë i lirë për shkak të një gabimi: Një çështje teknike burokratike”,- shkruan “Il Gazetino”.

Shqiptari 37-vjeçar në vitin 2008 ishte identifikuar si pronari i një laboratori droge në Bergamo.

Ai ishte kapur në vitin 2008, por më pas kishte marrë një dekret për përjashtimin e tij nga Italia deri në 2022, por sigurisht që ai nuk ishte larguar.

Në fund të gushtit policia e kishte gjetur sërish dhe e kishte vënë në pranga, pasi i ishte gjetur droga, paratë e sende të tjera.

Ai ishte ndaluar nga policia ndërsa po udhëtonte me një makinë “Polo”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje