Policia e Krujës përgënjeshtron me fakte PD: Për drogën ka hetim 2 mujor, 1 i arrestuar

5 Shtator 2016, 18:14Kronika TEMA

Drejtoria e Krujës ka hedhur poshtë deklaratën e PD-së në lidhje me parcelat me drogë të mbjella në zonën përreth Rinasit.

Sipas deklaratës së Policisë, për këtë rast është çelur një procedim penal ndaj 3 autorëve, që në datë 12 korrik 2016 edhe është hetuar me metoda speciale hetimi.

Policia thekson se “në kuadër të këtij procedimi, në datë 4 shtator 2015, janë asgjësuar edhe 2 parcela me 5.400 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Larushk, Krujë.

Policia nënvizon gjithashtu se “deklaratat e PD i referoheshin pikërisht këtij procedimi penal për kultivim të lëndëve narkotike.”

Duke bërë të qartë se ky procedim ka nisur rreth 2 muaj më parë, Policia i bën thirrje “subjektit politik PD të mos bëjë akuza të pabaza, e mbi të gjitha të interesohet zyrtarisht pranë Policisë dhe Prokurorisë përpara se të bëjë deklarata publike.”

Deklarata në fjalë e Policisë së Krujes ngre shqetësimin e rrezikimit të procedimeve penale nga deklarata të tilla politike, duke favorizuar kësisoj trafikantët dhe shkelësit e ligjit.

PD vë në rrezik procedimet penale të nisura nga Policia, duke i dhënë ndihmë shkelësve të ligjit,” është fjalia përmbyllëse në deklaratë.

2 komente në “Policia e Krujës përgënjeshtron me fakte PD: Për drogën ka hetim 2 mujor, 1 i arrestuar”

  1. Lal Prenga says:

    Ilir Meta e Monika Kryemadhi me ane te ushtareve te tyre te LSI , drejtore ne te gjitha agjensite e Kthimit te pronave, nuk me japin certifikaten e pronesise . Kam be nje gabim, kam mbjelle peme frutore jo canabis! Du LIRI me punu token time! Poshte mafia !

  2. Lpl. says:

    Shoku polic e ke asgjesuar me 4 shtatir fill pas denoncimit te PD pse prite nje muaj per ta asgjesuar , pse keshtu kujtoni se manipuloni njerezit kjo deklarate e policise verteton se drogen e kontrollon policia me drejtore , dhe akuzat e PD u vertetuan ne te gjithe territorin se mbrohen nga policia . Beni edhe presjon qe te haje populli gjoja PD po na prishe hetimet , per te qeshur dhe per te qare me te madhe se kush drejton shtetin qeveria me e dobet ne histori dhe me kriminale e lidhur me mafjen keto lloj qeverish nuk lene hapsire per zhvillim as shprese per te ardhmen sepse drejtojne horat kjo eshte katastrofe eshte kthyer historia mbrapsht e kane frenuar jeten lirine e kane bere popullin te kete uri per buke jo per vlera dhe dije .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje