Të gjithë ata punonjës të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive, të cilët nuk do të përfundojnë trajtimin e dosjeve deri ën fund të vitit do të përballen me masa te ashpra displinore.
Ky ka qenë paralajmërimi i ministrit të drejtësisë Ylli Manjani gjatë një konference për cilësinë e shërbimeve që ofrohen në zyrat e administratës.
“Fundi i vitit, kjo shifër e aplikimeve të patrajtuara sado qoftë ajo, e dua të jetë zero. Pikë! Në qoftë se është një është i ikur nga puna automatikisht”, deklaroi ministri i Drejtësisë.
Manjani forcoi tonet për të gjithë ata punonjës që humbasin dokumentet në zyrat e regjistrimin te pasurive të paluajtshme duke ju kujtuar se do përballen me burgun.
“Nuk është e vërtetë që dokumentet humbin në zyrat e shtetit dhe kushdo që e dëgjon këtë argument, është i lutur ta denoncojë sepse është automatikisht i kallëzuar për ndjekje penale. Automatikisht!
Asnjë tolerancë në këtë pikë, sepse është turpi dhe faqja e zezë kush e dëgjon”, është shprehur Manjani. I cili nuk ka kursyer asa gjyqtarët shqiptarë në paralajmërimet e tij.
Ministri i drejtësisë kishte një mesazh edhe për gjyqtarët që gjykojnë çështjet e pronësisë.
“Nuk duhet të lëshojmë asnjë vendim gjykate, i cili nuk është ose të jetë palë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë në gjyq, ose minimalisht duhet që të verifikojë paraprakisht statusin ligjor të pronës.
Sepse çfarë ndodh? Lëshohen vendime gjykatash dhe kur vihet të regjistrohet, prona është e zënë”, deklaroi ministri.
Ndërkohë për tu shkurtuar kohë qytetarëve që duan të marrin një shërbim në fund të shtatorit Ministria e inovacionit njoftoi se do te çelet një call center ku mund të merren informacion për procedurat që duhen ndjekur për të marrë një shërbim në administratë.
Kini te drejte zoti minister.Edhe ne zyren e regjistrimit ne FIER,eshte nje pune rremuje,nuk punohet sakt dhe me pergjegjesi.Ka ngatrresa dokumentash.Edhe une si qytetar kame probleme me pronen time te ligjeshme.Per faj te zyres se regjistrimit,une bredh neper gjyqe dhe paguaj parat kot.
Cdo muaj del me deklarata te tilla! Me muajin korrik u dhe afat deri ne fund te gushtit dhe I paralajmerove deri ne ndekje penale. Tani u jep afat deri ne fund te vitit?! Pse nuk zbaton ligjet administrata?! Pse te gjithe drejtoret e hipotekes jane te LSI??!!!! Kam mbjelle token me peme frutore mes veshtiresive te paimagjinueshme deri kercenime me jete dhe tentativa per grabitjen e tokes! Kam vite qe kam paraqit letrat, kam disa vendime per kthimin e tokes perfshi vendim gjyqi! Por certifikaten e tokes nuk ma japin, ne asnje menyre! Megjithese prona eshte e lire, megjithese eshte ne nje vend te humbur, e braktisur dhe ata qe kane mbetur nuk kane mundesi per te ikur se do te iknin nje ore e me pare, kurse une jam shtetit me gjithcka ne rregull por me deshiren per te be dicka ne vendin tim dhe s’ma lejojne! Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jane pergjegjesit direkt te kesaj situate! Dua certifikaten e tokes!
po home ishalla
Shqiptare , mos bini nen kurthin e ketij ministri batakci ,pa fe , din e imane.
Mos mashtro Z. Minister.
Kan zhdukur dokumentat dhe i ke larguar nga puna duke i dhene detyra me te rendeishme.
Me jep nje pergjigje Z .Minister se do te jap fakte .