Punonjës të Policisë Bashkiake kanë gjetur një fëmijë të braktisur pranë koshit të plehrave.
Fëmija rreth 2 vjeç ishte braktisur pranë konteinerit të mbeturinave tek zona e Arkivit Qendror të Shtetit.
Efektivët e Policisë Bashkiake kanë pikasur fëmijën që ishte i vetëm në karrocë dhe i janë afruar. I mituri ishte i lidhur dhe në gjumë.
Menjëherë policia bashkiake mori ne ruajtje fëmijën dhe njoftoi Policinë e Shtetit e cila ka mbërritur në vend dhe ka nisur hetimet.
Aktualisht Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës po merret me trajtimin e rastit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje banorë të zonës për të identifikuar familjarët e vogëlushit.
Kafshet nuk i braktisin te vegjelit e tyre, perkundrazi, flijohen per mbrojtjen e tyre. Njerezit qe arrijne deri te ky krim jane nen nivelin e kafsheve. Asnje arsye nuk e perligj dot kete krim.