Deklaratat politike të PD-së mund të rrezikojnë procedimet penale të Policisë e Prokurorisë kundër trafikantëve e kultivuesve të drogës.
Këtë shqetësim e ka ngritur sot në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit, e cila në një përgënjeshtrim ndaj PD-së, ka theksuar se “PD vë në rrezik procedimet penale të nisura nga Policia, duke i dhënë ndihmë shkelësve të ligjit”.
Sipas deklaratës së PD, parcelat e zbuluara në Rinas ruhen nga Policia, ndërsa kjo e fundit e ka përgënjeshtruar me faktin se procedimi penal për parcelat rrotull Rinasit, ka nisur që në 12 korrik 2016, pra gati 2 muaj para denoncimit të PD-së.
Në këtë hetim është pjesë thelbësore edhe Prokuroria e Shtetit, çka do të thotë se pohimi i PD-së për fshehje, është, më së paku, i pavërtetë, për shkak se janë 2 institucione të ndryshme në dijeni të faktit.
Në përgënjeshtrimin e saj, Policia e Durrësit ngre shqetësimin se “ndryshe nga sa deklaroi subjekti politik PD, këto parcela nuk janë në mbrojtje të Policisë së Shtetit, por procedimet kanë nisur disa javë më herët dhe synojnë jo vetëm asgjësimin, por edhe dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të aktivitetit anti-ligjor”.
Sipas ekspertëve të luftës kundër krimit, denoncimi i parakohshëm i një procedimi penal, rrezikon seriozisht vijimin e hetimeve, pasi autorët mund të fshihen, largohen etj, si dhe duke dëmtuar provat.
Detyra e policisë është jo vetëm zbulimi e kapja, por edhe dokumentimi i një vepre kriminale dhe autorësia e saj.
Nga ana tjetër, deklaratat politike për konsum publik siç i bën rregullisht PD-ja, dëmtojnë si në këtë rast, dokumentimin e fajësisë së autorëve të dyshuar.
Te zbatohet ligji per ato qe prishin provat.