Tiranë/ Arrestohet 28-vjeçarja, rrahu një mashkull me grushta për t’i marrë makinën

6 Shtator 2016, 09:47Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar një vajzë, pasi me ndihmën e një shoku të vet, kanë rrahur rrahën me grushte një person, për t’i marrë makinën.

Ngjarja ka ndodhur dje para Bankës së Shqipërisë.

E arrestuara është shtetesja B. Shpata, 28 vjeç, banuese në Tiranë.

Ndërkohë që u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Indrit F., 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Të dy këta, para Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, me vetëgjyqësi, kanë goditur me grusht, duke i marrë çelsat e mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasit M. A”, njofton policia.

Policia nuk bën me dije nëse këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje