Ministri Tahiri propozon burg: Kush braktis, dhunon e përlesh kafshët dënohet me 1-3 vjet, gjobë deri në 10 milionë lekë

7 Shtator 2016, 19:33Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri propozon që keqtrajtimi i kafshëve të konsiderohet vepra penale, e dhunuesit të dënohen. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë dispozitë të tillë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri thotë se ka pasur komunikime me shumë qytetarë lidhur me keqtrajtimin sistematik të kafshëve, e këtu ka marrë indicien për të ngritur me urgjencë nevojën e një nisme ligjore për të dënuar keqtrajtuesit e kafshëve.

Sipas propozimit nga ministri, kush organizon luftime të dhunshme mes kafshëve dënohet me burg nga 1 deri në 2 vjet dhe me gjobë deri në 3 qind mijë lekë të rinj.

Por edhe ai që thjesht i shpërndan imazhet e këtyre luftimeve dënohet me gjobë 2 qind mijë lekë të rinj ose me 1 vit burg. Në rast se nga këto organizime të paligjshme shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burg deri në 3 vjet si dhe me gjobë 1 milionë lekë të rinj.

Po ashtu, edhe braktisja e kafshëve dënohet me gjobë nga 10 mijë lekë të rinj deri në 30 mijë lekë të rinj; kush plagos një kafshë dënohet nga 3-6 muaj burg; kur kafsha ngordh nga fakti që është braktisur apo plagosur, dënohet me 6-12 muaj burg dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë; Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë

Duke bërë publik tekstin e nismës që ai do të propozojë, Tahiri kërkon ndihmën e të gjithëve për ta miratuar në parlament, por qoftë edhe të qytetarëve të thjeshtë për ta përhapur sa më shumë në rrjetet sociale.

Statusi i ministrit në rrjetet sociale:

Dhuna ndaj kafsheve, duhet te mbaroje! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forces, luftimet ndermjet kafsheve, publikimi i foto e video, eksperimentet e paligjshme me kafshe, do propozoj te jene vepra penale te denueshme.

Pas qindra komunikimeve me shume qytetare lidhur me keqtrajtimin sistematik te kafsheve, pas sqarimeve te vazhdueshme mes pafuqise ligjore per te vepruar dhe indiferences se shume institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndermjet kafsheve kthehen ne sipermarrje gangsterlleku a perfitimi, eshte e domosdoshme ndermarrja e nje nisme ligjore qe i jep fund vakumit normativ dhe torturave cnjerezore qe disa te papergjegjshem i shkaktojne kafsheve.

Deri me sot, nuk ka pasur asnje dispozite qe denon keqtrajtuesit e kafsheve. Duhet patjeter! Mbase sot e ne vijim, do kete shume njerez qe do e konsiderojne te tepert.

Disa do thone se Shqiperia ka probleme me te medha! Disa te tjere do thone te shohim njerezit nje here, pastaj kafshet.  Une mendoj te kunderten!

Asnje problem tjeter, sado i madh, nuk mund te jete kurre justifikim aq sa te jemi indiferent ndaj dhunimit te kafsheve ne vendin tone.

Me poshte, teksti qe do propozoj! Duhet ndihma e te gjitheve, per ta miratuar ne parlament ndaj shperndaje, thuaj tenden, nqs mendon se kafshet duhen respektuar e mbrojtur.

 Neni 1

 “Keqtrajtimi i kafshëve”

 Neni 2

Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve

 Neni 3

Kryerja e eksperimenteve me kafshë

 Neni 4

“Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës”

7 komente në “Ministri Tahiri propozon burg: Kush braktis, dhunon e përlesh kafshët dënohet me 1-3 vjet, gjobë deri në 10 milionë lekë”

  1. Lal Prenga says:

    Bee beeee beeeeee bbbeeee…. Edhe une jam nje dele shqipfolese, pra hyj dhe une te kategoria e kafsheve dythundrake por kafshe ama me te drejta te plota si gjithe kafshet e tjera, te pakten sipas Kushtetutes ! Kam vite qe kerkoj certifikaten e tokes por shoket e Tahirit tek Agjensia e Kthimit te Prones nuk ma japin megjithese kam vendim gjyqi! A hyn dhe tallja e organeve shteterore tek keqtrajtimi i kafsheve ?! Sepse dua ti coj ne gjyq por me kane keshilluar se nuk ja vlen se dhe gjykates jane shoket e Tahirit! Tani ky Tahiri thote qe ky eshte nje ligj i ri!! Desha te di a ndryshon gje per ne dythundraket???? Ju lutem dikush qe e kupton Tahirin te me shpjegoje , kafshe jam vete e nuk i kuptoj mire keto ligjet e njerezimit! Beeee beeee bee be ee eer !

  2. aaaaaaaaaaaa says:

    Aty nuk po pjerth njeri per njerezit,tani na dalkerkin kafshet. Hipokrizi. Ne shqip pordh me rigon. Dhe ministri te mos shikoj shume TV, se ngatërron London me halen ku jeton, dhe i duket vetja ne londer. Dhe keshtu ministri eshte jasht realitetit. Tahiri është minister per njerezit,jo per kafshet se kemi minister bujqesie qe merret me to.

  3. niko says:

    zoti saimir.me behet qefi qe me ne fund do vihet ne fuqi nje ligj per keqtrajtimin e kafsheve.

  4. Zambi says:

    Bravo Tahiri.
    Sapo Lu deklaroi qe disa kriminele jane bere te paprekshem, ministri reagoi duke nxjerre ligjin per goditjen e tyre.
    Pasi u spastruan “Al kaponet” qe nuk paguanin drita, uje, ecin pa rrip ne makine api me shpejtesi tani do goditen ata qe keqtratojne kafshet.
    Viti 2017 do e gjeje shqiperine e pastruar nga krimi i organizuar dhe do behet vendi i pare ku ka vetem shkelje te vogla administrative si vrasje me bomba e snaiper, vrasje ne mes te dites, mbjellje hashashi nga 10000 mije rrenje e siper, laboratore kokaine e cikerrima te tjera.

  5. deni says:

    Populli thote: Shtepia e mire duket nga kafsha qe mban e rrit e ushqen,dhe kjo qe ministri kerkon te beje ne shiume vende te botes eshte realitet
    E po sic thoni ju,se ne shqipot e kemi zakon dhe lepurin te eger e ndjekim me vrap maje malit, lere muhabetin e kafsheve te buta.Zoti miniser
    kete injasitive coe deri ne fund dhe jo per reklame ditore.

  6. mirel says:

    Hahaha. Ne Shqiperi kushton me shume qeni se njeriu. Ketu nuk flas per grate

  7. dak ulqini says:

    Nuk kuptoj se kush jan kafshet ne kete mes, ata dy qen apo ato qe jane per rreth e defrehen me vuajtjen e dy krijesave te pafajshme.
    Un nje ide e kam, jane keta kafshet me fytyre njeriu………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje