VIDEO/ I ofroi ryshfet policit, arrestohet drejtuesi i automjetit

8 Shtator 2016, 16:08Kronika TEMA

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për t’iu shmangur masës administrative.

Policia bën të ditur se shtetasi Lavdimir Qose, banues në Krutje, Lushnjë, drejtonte mjetin pa taksa dhe pa certifikatë të Kontrollit Teknik dhe për këtë arsye është ndaluar nga punonjësi i policisë rrugore në Sukth.

Sipas, policisë ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë, për t’iu shmangur masës.

1 komente në “VIDEO/ I ofroi ryshfet policit, arrestohet drejtuesi i automjetit”

  1. zambi says:

    z.Lu nuk e kishte fjalen per per kete lloj te paprekshmish besoj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje