Të gjithë kanë dëshirë të vënë njerëzit nën përgjim, për të arritur ndoshta është kthyer në “sport” kombëtar ky.
Kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili disa ditë më parë dha alarmin se nuk ka kush i heton zyrtarët e lartë për shkak të mungesës së dispozitës kalimtare në Kushtetutën e re, ka planifikuar blerjen e një pajisje përgjimi të avancuar, në kuadër të rritjes së efektivitetit të hetimeve për çështjet e krimit dhe korrupsionit elitar.
Në strategjinë dhe planin e veprimit deri në vitin 2017, kryeprokurori parashikon blerjen e një sistemi të avancuar bashkëkohor të përgjimit të komunikimeve elektronike si dhe pajisjen me mjete teknike bashkëkohore të Prokurorisë.
Në planin e veprimit, parashikohet rritja e efektivitetit dhe decentralizimi i përgjimeve të komunikimeve elektronike shkruan shqiptarja.com.
Një model ky që rikthen dhe njëherë në skenë modelin aq shumë të debatuar, të dhënies së të drejtës së përgjimit dhe degëve të prokurorisë vendore.
Ndërkohë që në planin afatgjatë është vendosur që në këtë sektor të bashkëpunohet dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE.
Po ky ckerkon, i do per Prokurorin e ri apo organizmat e reja.Duket qe punon per drejtesi.
–
pyetja qendron, kujt i sherben me shume ky shfatar i gramshit:
SAlih Berishes apo
Ilir Metes?