Policia e Tiranës arreston sot në një kafe në Sauk, biznesmenin Julian Bregu dhe mikun e tij Fatjon Brahja, pasi gjeti në makinën e tyre 1 kg kanabis, ndonëse ka dyshime se lënda narkotike mund të jetë pjesë e një kurthi të ngritur ndaj biznesmenit.
Burime të News 24 pranë policisë së Tiranës bëjnë me dije se policia kontrolloi mjetin e biznesmenit, pas një telefonate në numrin 112, ku sinjalizoheshin për drogë në makinën e tij.
Ndërsa të dy shokët konsumonin një kafe në Sauk, blutë e Tiranës pikasën mjetin dhe nisën kontrollin. Brenda tij, u gjet një qese e lidhur me tel në mbrapafangon e makinës.
Dyshimet e forta të policisë për kurth lidhen me faktin se Julian Kurti më herët ka kallëzuar shtetasin Pajtim Seriani (në foton lart) që tashmë ndodhet në burg. Policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe ka sekuestruar kamerat e bizneseve në bazë të lëvizjes që ka bërë mjeti i biznesmenit.