Pistat e hetimit/ Kush e donte të vrarë drejtorin e OSHEE në Rrëshen

10 Shtator 2016, 11:45Kronika TEMA

Mbeten ende mister autorët dhe motivet e vrasjes së drejtorit të OSHEE në Rrëshen, Saimir Jaku. Ndërsa policia po vijon operacionin për kapjen e autorëve, grupi hetimor pritet të marrë në pyetje familjarët 33-vjeçarit, si dhe miq e shokë të tij, të cilët mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit të viktimës.

Nga pistat e hetimit nuk përjashtohen as konfliktet për shkak të detyrës apo konflikte të vjetra të tij. Hetuesit po verifikojnë përiudhën kur Saimir Jaku ka qenë emigrant në Itali, shkruan Lapsi.

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar kohë më parë se gjatë kësaj periudhe Jaku ishte dënuar për trafik droge. 4 vjet më parë atij i ishte bërë një atentat në qytetin e tij, por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

Pas një sherri për motive banale me disa të rinj u tentua të vritej edhe njëherë tjetër, por sërish shpëtoi. Prej datës 1 shtator, Saimir Jaku ishte transferuar më 1 shtator në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje