Nje biznesmen amerikano-libanez ka përfunduar në spital si pasojë e një rrahjeje brutale nga persona të tjerë, ende të paidentifikuar.
Sipas burimeve nga policia, biznesmeni ka qenë duke shkuar për në Rinas, kur është aksidentuar nga një mjet.
Ai ka dalë nga mjeti dhe është konfliktuar më pas me personat që u përfshinë në aksident. Ata e kanë rrahur keqas dhe ai ka përfunduar me urgjencë në spital.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë. Dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.
Thuhet gjithashtu se biznesmeni libanez është duke ndërtuar fshatra turistikë në Gjirin e Lalzit në Durrës.
Policia ka shoqëruar me dhjetëra të dyshuar.
Në spital kanë shkuar edhe disa ministra të qeverisë “Rama”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.09.2016, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.
Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policise dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve.
AI NUK I NJEH AKOMA KAFSHET QE KA SHQIPERIA . ATA NUK JANE NJEREZ . BURGU ESHTE PAK PER KERMAT .
Gjeni lepurin ti merrni opingat.