Vrasja për nder në Itali, gruaja: Jeta jonë pa Petritin, s’rrojmë dot me lëmosha

12 Shtator 2016, 14:01Kronika TEMA

Më i vogli i familjes Nikolli mban emrin e të atit, të cilin nuk e njohu kurrë. Ai lindi në 23 gusht, ndërkohë që të atin e ekzekutuan shqiptarët më 25 maj, pas një sherri për nder.

Pak muaj pas vrasjes së Petrit ‘Piero’ Nikolli, para një restoranti buzë detit, e veja e tij, Linda Fusha Nikolli, që ishte shtatzënë dhe pa me sytë e saj ekzekutimin e burrit, solli një jetë një djalë.

Ethan Piero Nikolli është fëmija i katërt i cifit shqiptar, e s’do ta njohë kurrë babanë. “I vogli na solli pak buzëqeshje në shtëpinë tonë, pas një dhimbjeje aq të madhe” thotë Linda.

Ajo tregon se mungesa e të shoqit është shumë e fortë dhe do të mbetet përjetë.

Vajza e madhe dhe im shoq, thotë ajo, ia kishin zgjedhur emrin, që kur morën vesh se ishte djalë. Ai do të quhej Ethan.

Por, pas asaj që ndodhi ne donim të gjithë që Petritin ta kishim të gjallë dhe i vumë emrin e tij djalit.

Piero Nikolli, 42 vjec u vra nga krushqit, pasi guxoi të ndihmonte mbesën e tij të re, e cila trajtohej si skllave në atë familje. Ata nuk e toleruan dhe e quajtën një vrasje për nder.

Mediat italiane u mbushën aso kohe me tituj të tillë si ‘nderi lahet me gjak’.

Linda shpreson që autorët të mos dalin më kurrë nga burgu. “Ata e vranë tim shoq me armë pas shpine, afër zemrës” tha ajo.

Si ia dilni tani për të jetuar? Pyetja shton dhimbjen e gruas. “Tani vazhdojmë të mbahemi me ndihmat që na japin familjarë, të njohur, miq e shokë, kisha dhe shkolla ku mësojnë fëmijët”­ thotë ajo.

“I falënderoj me zemër, po nuk mund të vazhdojmë të rrojmë me lëmosha. Ndihma më e madhe që pres është një punë, që të mund ta mbaj vetë familjen.

Mundësisht paradite, që të kem mundësi që pasdite të rri me fëmijët, por nëse nuk gjej nuk ka rëndësi, do pranoj cfarëdo të jetë”­ thotë ajo.

 

5 komente në “Vrasja për nder në Itali, gruaja: Jeta jonë pa Petritin, s’rrojmë dot me lëmosha”

  1. aston vila says:

    ZOTI TE DHENTE FORCE,,,, POR KAFSHET EDHE PSE JETOJNE PREJ VITESH NE EVROPE DO NGELEN MAJMUNA ME BISHT QE ECIN ME DY KEMBE,,,,I SHKERDH,,, KANUNIN KETYRE BAJGAVE QE PO QELLOJNE DHE KUNDER GRAVE DHE FEMIJEVE,,,,

  2. mirel says:

    Alamet cuni. Iken per leshkot turkishake qe duhen qerruar me ndonje ilac

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Ja lane femijet jetim. Gjynah.

  4. Ilia says:

    Pune sunitesh. Kurre mos u perzini me nje Musliman. Eshte rrezik dhe fatkeqesi kombetare

  5. dino says:

    Nuk e keni idene se sa dhembje trasmeton kjo grua fatkeqe.Zoti ju denofte rende o vrases pa skrupull !! Beju e forte o moter !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje