Rrëfimi tronditës i vajzës: Kur njerku më përdhunonte, mamaja thoshte "Hë, po ngroheni nga pak"

12 Shtator 2016, 14:57Kronika TEMA

Zbulohet dëshmia tronditëse e vajzës 12­-vjecare nga Fieri e cila përdhunohej për 6 vite rresht nga njerku i saj. Ajo tregon se skenat e seksit disa herë janë parë nga nëna e saj. Skena të një imagjinate të shfrenuar dhe filmash horror sjellin detajet te dëshmisë që e mitura E.Y ka dhënë në polici. E ndërsa ngjarja e ndodhur në fshatin Mbyet të Fierit shokoi gjithë opinionin publik, të tjera detaje edhe më të dhimbshme dalin në dritë.

Rimarrja në pyetje e vajzës së abuzuar seksualisht nga njerku Ilmi Hoxha ka bërë të njohur skena që tronditin edhe më shumë familjen. Vajza E.Y. këtë herë duket se është shfaqur më e bindur se kurrë për ta thënë të vërtetën e saj të dhimbshme ashtu siç është. Kur është marrë sërish në pyetje sot nga hetuesit në prani të psikologes, e mitura ka thënë se është e vërtetë që nëna e ka parë duke kryer seks me njerkun dhe nuk ka reaguar.

“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: ‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj. Madje, hetuesit thonë që vajza, ditën e djeshme, ka folur më me shumë mllef ndaj tyre.Duke qenë se e mitura ka përmendur në fjalët e saj edhe dajën e saj, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, Policia e ka pyetur atë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Daja, me inicialet K.Y., ka thënë madje se rrëfimi i 12­-vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e tyre. Ai ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.

“Ne e kishim braktisur Selvien se nuk na pëlqente se si jetonte. Kur ajo erdhi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes këtu në Aranitas, për vdekjen e vëllait tonë të madh, ne familjarisht e dëbuam, por i thamë që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Por vajza ato ditë që qëndroi nuk na tregoi gjë”, mësohet të ketë thënë për Policinë vëllai i Selvies. Ndërkohë po sipas dëshmive të familjes së saj, burime nga Policia tregojnë se qëndrimi disa ditë te dajat ka bërë që e mitura të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit. Madje, sipas burimeve, vajza kishte dashur ta rrëfente këtë tmerr që një muaj më parë, kohë kur qëndroi te dajat, por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte sepse kishte varrimin e të vëllait. Kur e mitura shkoi për të dyzetat e dajës së madh në Mallakastër, arriti të tregonte gjithçka, e nxitur edhe nga shoqet e saj bashkëmoshatare që kishte në fshatin Mbyet ku edhe jetonte, raporton Panorama.

Pas këtij rrëfimi, është bërë denoncimi i saj në polici, duke treguar historinë e rëndë disavjeçare brenda banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Ditën e shtunë, Policia e Fierit arrestoi për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura çiftin, Ylmi Hoxha, 52 vjeç, dhe Selvie Yzeiraj, 40 vjeçe. Abuzimet janë kryer nga njerku i minorenes, ndërsa e ëma e saj nuk ka treguar, por sipas hetimeve të kryera, ka mbështetur në veprimet e tij bashkëjetuesin, edhe pse viktimë ishte e bija

8 komente në “Rrëfimi tronditës i vajzës: Kur njerku më përdhunonte, mamaja thoshte “Hë, po ngroheni nga pak””

  1. tfgs1 says:

    njethundrake sunite,lloji i kafshes……………….

    1. Andreas says:

      Njeri hoxhe e tjetri yzeir!!! Dhe familja e asaj qe paskan bere “lanet” Selvien per “nder”!!!

    2. Sadik Vagabondi says:

      @TFGS1 keto jane barbarizmat e katundit albanistanas. Te isha une atje do hapja nje kamp perqendrimi per keta me prejardhje turke/magjype. Nuk do benin asnje dite ne burg, sepse do shkonin direkt te gropa me te tjeret.

  2. fieraku4u says:

    MERRENI KETE SHKERDHATEN E NDYRE DHE KASTROJENI…

    1. tfgs1 says:

      ti o beqir nuk i njef,kam idene se jeni edhe krushq…………..keshtu jeni ju nga Varigopi,shkerdheheni mes veti!

  3. vlonjati says:

    Po cfar kafshe pske qene?Si mund te perdoresh nje femi pet sex.Te dy duhen kalbur ne burg.

  4. xhemi says:

    Edhe shajne “diktatorin” pastaj, pse hapi kampe perqendrimi. Shoqeri e shkerdhyer, vend pa shtet, xhungel!!!!
    Ku je o Enver Hoxha, se e le popullin jetim. Paske qene jo “diktator”, por I SHENJTE!!!!!

  5. Loku says:

    fatkeqesi per vajzen….uroj me gjithe zemer, ato qe kane abuzuar me ate, te marrin ndeshkimin e merituar nga ligji dhe zoti…
    ..por me ben pershtypje 1 fakt tjeter…
    para pak diteve disa fshatare nga Kukesi kishin vrare 1 ari, i cili sipas tyre jo vetem demtonte te mbjellat por edhe rrezikonte jeten e banoreve te fshatit ( kishte sulmuar njerez ne rruge)…
    nuk di te them nese kane vepruar drejt apo gabim por di te them se nuk ka asgje me te rendesishme se jeta njeriut…
    pas ketij lajmi, thuajse gjithe komtuesit ne ket gazete, duke hequr veten si te civilizuar, amjentalist, etj etj (vetem te tille nuk jane) nuk lene gje pa thene per gjithe veriun deri aty sa i uronin edhe vdekjen e tyre duke nxjerr ne pah nje urrejtje te cilen nuk arrij ta kuptoj …..per kete rast kane ndonji koment ato … ka ndodhur ne Jug…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje