Konflikti për pronën, vritet 31 vjeçari në Dukagjin

15 Shtator 2016, 11:23Kronika TEMA

Një 31 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Gjuraj të Dukagjinit në rrethin e Shkodrës.

Viktima është shtetasi Gjok Arra.

Sipas policisë, autorë të krimit dyshohet se janë vëllezërit, Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesj Bludaj, 37 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Krimit dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.

 “Nga shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt me bazë pronën”, thekson policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje