Rrëfimi i vrasësit: Fabio më ngacmoi shoqen. Unë i flisja seriozisht, ai tallej (autori dhe viktima ishin shokë)

15 Shtator 2016, 10:23Kronika TEMA

Fabian Muçllari i kishte kërkuar viktimës bashkëmoshatar me të të mos e ngacmonte një shoqen e tij të ngushtë. Në fillim i kishte gjetur adresën në Facebook për t’i shkruar. Por insistimin e tij për t’u tërhequr nga vajza, Fabio Hila e kishte injoruar.

Ai tregoi në polici, se si degjeneroi biseda në sherr e më pas deri tek vrasja. Sipas policisë, 17 vjeçari nuk shfaqi pendesë për krimin, por e tregonte ngjarjen me mllef.

“Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri-tjetrin, por e kontaktova nga Facebook-u. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëritjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi”, ka dëshmuar 17-vjeçari, raporton Panorama.

“E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, është shprehur në dëshminë e tij autori i ngjarjes.

Nga marrja në pyetje e shokëve të tij mësohet se mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur njohje të mëparshme, por gjithçka ka nisur pas debatit për ngacmimin e një adoleshenteje.

Ndërkohë, nga vrasja e dy ditëve më parë kanë dalë të tjera detaje.

Mësohet se grupi hetimor ka pasur akses në profilet e Facebook të autorit dhe viktimës, nga ku ka kuptuar edhe kontekstin e ngjarjes nga bisedat mes dy të rinjve në rrjetin social.

Burimet thanë se mes autorit dhe viktimës në bisedën që është bërë 2 dy orë përpara ngjarjes, ka sharje dhe kërcënime.

Hila akuizoi Muçollarin se ndërhyri në lidhjen e tij me një vajzë.

Fabio Hila, i cili mbeti viktimë, për rreth 60 minuta sa ka zgjatur biseda, ndër të tjera i kërkonte Muçollarit, autorit të takoheshin në lokal për t’u sqaruar.

Në bisedën në Facebook kuptohet se autori dhe viktima ishin shokë.

3 komente në “Rrëfimi i vrasësit: Fabio më ngacmoi shoqen. Unë i flisja seriozisht, ai tallej (autori dhe viktima ishin shokë)”

  1. Aleksander says:

    Ishin shoke …!?-Po te kishin qene armiq ?-Dy familje ne zi,dy jete te humbura pa filluar akoma …

  2. Albanistani em I dashtum says:

    Tipik sunit gjakatar qysh kur Janullatus shkeli ne Shqiperi.

  3. armand says:

    S’ka problem se perfiton i 3 -ti.
    Ne moshen e ketij qumeshtorit brezi im kishte nje vizion per te ardhmen. Edhe pse ishte thjesht ideologjik perseri s’na shkonte mendja te benim te tilla ” trimerira”.
    Komplimentet per kete brez cubash i shkojne dhjemokracise qe na sollen keta llumrat e kombit.
    Ne koke te trashgimtareve tuaj,ky eshte urimi i vetem per ju.
    Ngushellime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje