Rrëzohet dëshmia e pilotit, zbulohen hyrje-daljet e italianit në Shqipëri

15 Shtator 2016, 21:19Kronika TEMA

Pak orë pasi avioni me të cilin udhëtonte u rrëzua në grykëderdhjen e Ishmit mësohet se për pilotin italian Shqipëria nuk është edhe aq e panjohur sa ka deklaruar para grupit hetimor.guidoooo

Guido Andrea Guidi rezulton se, ka hyrë dy herë në vendin tonë, një herë nga Rinasi dhe një herë nga Muriqani, përkatësisht në vitin 2013 dhe 2014.

Mësohet se 69-vjeçari ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi më 6 nëntor 2013 dhe është larguar po atë ditë nga vendi ynë, raporton “News24”.

Ndërsa herën e dytë, ka hyrë nga Muriqani rreth dy muaj më pas, më 10 janar 2014 dhe është larguar të nesërmen përmes aeroportit të Rinasit.

1 komente në “Rrëzohet dëshmia e pilotit, zbulohen hyrje-daljet e italianit në Shqipëri”

  1. vlonjati says:

    per ideal te partise, nuk kuptova asgje, nga ky lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje