Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me të paraburgosurin 53-vjeçar Fadil Hoxha, i cili ndërroi jetë sot në QSUT në Tiranë pas problemeve me zemrën.
Sipas policisë, Hoxha, me banim në fshatin Grabian të Divjakës është arrestuar në flagrancë në orën 17:50 të ditës së djeshme, pasi akuzohet për vjedhjen e 80 kg ullinjve në tokën e një personi tjetër. Bashkë me të u procedua penalisht edhe një 14-vjeçar si bashkëpunëtor.
Sipas policisë, Fadil Hoxha ndodhej në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lushnje.
Një ditë pas arrestimit, rreth orës 11:30 të së dielës, 53-vjeçari ka pasur dhimbje të forta në gjoks dhe menjëherë është njoftuar dhe ka ardhur ekipi mjekësor i urgjencës së Spitalit Lushnjë ku pas vizitës ai është shoqëruar për në spital ku është ekzaminuar nga mjeku kardiolog.
“Nga mjekët e spitalit Lushnje është konstatuar se kishte probleme të rënda kardiake dhe është nisur me urgjencë për në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por me gjithë ndërhyrjet e bëra nga mjekët, në orën 18:10 ky shtetas ka ndërruar jetë në këtë spital.
Për këtë ngjarje është vënë në dijeni Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe janë kryer të gjitha veprimet procedurale. Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor për të kryer veprimet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej policia sqaron zyrtarisht edhe pretendimet e ngritura nga familjarët, se të paraburgosurit nuk i janë dhënë ilaçet.
“Sqarojmë se Fadil Hoxha ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe ka pasur me vete ilaçe të cilat i ka marrë rregullisht. Gjithashtu sot rreth orës 08.20 minuta familjarët janë njoftuar nga përgjegjësi i dhomave të paraburgimit që t’i sillnin edhe një ilaç tjetër që i kishte kërkuar në orën 08.15 personi i arrestuar.
Rreth orës 10.15 minuta familjarët kanë sjellë edhe ilaçin tjetër të cilin e ka konsumuar në rregull. Theksojmë se mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka asistuar rastin nga momenti i shoqërimit në dhomat e paraburgimit e deri në QSUT.
Familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetësor deri në momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur Policia ka bërë menjëherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjës”, përfundon njoftimi.
ah ju mor greg te poshter qe cdo dite vrisni nga nje patriot shqiptar ,do ju vij rradha dhe juve kellira greko serbe ,rrofte shqypnia etnike,