Vdekja e nënës dhe foshnjës: Mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm

18 Shtator 2016, 09:51Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, ku humbi jetën një nënë bashkë me foshnjën e saj.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Glozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Aida Cajka u paraqit në gjendje të rëndë-Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se në datën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femer. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj, raporton Oranews.

Mjekët e dërguan për vizitë te kardiologu-Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilet, pasi jane konsultuar ndërmjet tyre, pavaresishte gjëndjes së rënde të pacientes, e kane derguar pacinten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,”Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetësore.

Aida Cajka vdiq gjatë ndërhyrjes-Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth orës 04.00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kësaj ndërhyrjeje.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës nxori urdher ndalimi, per shtetasit H. K. dhe D. D

1 komente në “Vdekja e nënës dhe foshnjës: Mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm”

  1. Ledio says:

    Sali Serbi shkateroj cdo lloje morali edhe principi ne keto 25 vjet, prandaj edhe keta mjeke , politikane, polica etj jane fytyra e vertete e Shqiperise se sotme. Nuk di edhe nuk gjykoj dot kane faj apo nuk kane faj mjeket, me dashje apo pa dashje, por di nje gje me siguri qe kane luajtur me te sikur luanin ping-pong. Nuk dergohet nje pacient nga nje spital tek tjetri, me kembe, i pashoqeruar, ne muajn e 9, ne gjendje te rrende etc pa u siguar qe ka nje shoqerues te kualifikuar edhe pa u siguruar qe eshte ne gjendje te mire. Ky palloshi tjeter ngeli duke peruruar rruge e duke luftuar kanabisin ne vend qe te rreformoj komplet sistemin arsimor edhe ate shendetesor. Me 7 miliard borxhe edhe jemi si ne mesjete mu ne zemer te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje