Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet, tre mjekë çohen në prokurori

17 Shtator 2016, 11:13Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për neglizhencë dhe pakujdesi të mjekëve për rastin që solli vdekjen e 35­vjeçares Aida Çajku, shtatzënë në muajin e nëntë, që humbi jetën në maternitetin “Koço Glozheni”. Mëngjesin e sotëm raportohet se tre mjekë që dyshohen se vonuan ndihmën janë dërguar në prokurori. Dosja për tre gjinekologë që kanë pasur lidhje me rastin është dërguar sot në prokurori. Mësohet se ata janë N. Ceni, D. Decka dhe H. Klosi.

Gabimi

Çfarë u bë gabim? Çfarë çoi në humbjen e jetës së foshnjës dhe të 35­ vjeçares nga Paskuqani? Përveç sorollatjes prej afro 5 orë e gjysmë nga njëri spital në tjetrin ende nuk ka një diagnozë të saktë se nga humbi jetën pacientja.Mjekët e maternitetit “Koço Gllozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje nuk e kanë kuptuar situatën e saj duke e orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake. Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta. Por vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemorragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën, raporton Panorama.

Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas sorollatjeve të gruas shtatzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën. Dy ekspertët obstetër gjinekologë, të kontaktuar në mënyrë të pavarur nga njëri-­tjetri nga “Top Chennel”, thonë të njëjtën gjë: ekipi i mjekëve të maternitetit nuk duhej të bënte transferimin e 35­ vjeçares për në urgjencën e QSUT­së, pasi në këto raste, kur ka dyshime për probleme kardiake, thirret mjeku kardiolog në maternitet. Nga ana tjetër, funksionon qendra e koordinimit. ku mjekët e maternitetit mund të kërkojnë konsultë si në rastin e kardiologut, por edhe të mjekut kirurg, i cili duhej të ndërhynte. Vetëm pasi në sanatorium është konstatuar shok hemorragjik dhe gruaja është rikthyer në maternitet dhe kur gjendja e gruas ishte rënduar, atëherë është thirrur konsultë e zgjeruar. Por atëherë ishte shumë vonë. Shërbimi kirurgjik ka konstatuar hemorragji në regjionin e shpretkës, por pa ditur se nga se ishte shkaktuar. Por për këtë do të vendosë mjekësia ligjore.

1 komente në “Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet, tre mjekë çohen në prokurori”

  1. albanian in n.y says:

    Doktore muti. Ca lesh shkolle keni mbaruar more trushkulur, kristalin me korrespondence? Po per humanizem njeriu ndihmon nje kafshe e jo me nje nene shtatzane. Po a keni ndergjegje more pisa? S’u ngopet me leke o qelbesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje