SHENIM/ Kush po keqpërdor gazetarët, PD apo policia?

16 Shtator 2016, 17:46Kronika TEMA

Gazetari i njohur Artan Hoxha është thirrur dje në mbrëmje në Prokurori, për të dëshmuar mbi burimet e tij të informacionit, lidhur me ato që ai citon si deklarata të pilotit italian në Prokurori, lidhur me qëllimin e udhëtimit.

Pas deklaratave Hoxha u shoqërua në Prokurori, ku pas tre orësh u la iu lirë, duke ju sekuestruar mjetët e punës.

Paralelisht me ndalimin e Hoxhës, disa media dhe portale afër PD, lajmëruan në kohë reale, se Hoxhës i ka dërguar sms ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të dekonspiruar aksionin.

Por pas daljes nga Prokuroria, Hoxha e përmbysi këtë version.

Ai në një intervistë për gazetarët, tha se Prokuroria e ka ndaluar për ato që ka thënë mbasdite në News 24 dhe në darkë në “Opinion”.

Pra, nuk bëhet fjalë për diçka që e ka thënë vetëm në emisionin “Opinion”.

“Janë paraqitur tre oficerë të policisë gjyqësore të cilët më kanë kërkuar që të shkoj me ta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me një çështje që ata pretendonin që unë e kisha publikuar në “News24” pasdite dhe në emisionin “Opinion”. Eshtë një çështje që unë e kam publikuar gjatë gjithë ditës në ‘News24’, dhe për këtë shkak unë duhet të paraqitesha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha Hoxha për gazetarët.

Sipas kësaj deklarate, i bie që Hoxha nuk është thirrur për diçka specifike që ka thënë në “Opinion” dhe kësisoj bie pista që ai u lajmërua menjeherë të thotë në “Opinion” lajmin që synon sipas PD dhe shtypit të saj, të prishte hetimet.

Portali “Lapsi.al” është treguar më i sigurt se çdo medie tjetër që gazetarit Artan Hoxha i ka dërguar sms Saimir Tahiri, gjatë emisionit “Opinion”.

Ai deklaroi se piloti më në fund ishte “dorëzuar” dhe u kishte treguar prokurorëve të vërtetën: nuk kishte përfunduar gabimisht në Shqipëri, por kishte ardhur për të parë vendin, për të bërë provën për t’u ulur në pistën e hapur buzë grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe do të kthehej pas 2 muajsh për të marrë ngarkesën e parë. Burime të Lapsi.al thanë se këtë informacion gazetarit Hoxha ia ka dhënë me sms vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri”, shkruan Lapsi.

Më tej akoma, sapo Hoxha doli në mesnatë nga Prokuroria, Partia Demokratike bëri një deklaratë në orën 2 të natës, që nuk e ka bërë kurrë, ku thotë se Prokuroria të hetojë Saimir Tahirin për prishje hetimesh.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dekonspirimin nga Ministri i Brendshëm të hetimit që po bëhet ndaj pilotit italian, të kapur sot në Ishëm. Ky dekonspirim qeveritar bëhet me qëllim për ti dhënë kohë dhe mundësi trafikantëve shqiptarë që kanë porositur avionin që të mbrohen e ti shpëtojnë ligjit. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të marrë masa të shpejta dhe energjike ndaj cdo personi me pushtet që dekonspiroi sonte hetimin“, thuhet në deklaratën e PD.

Pra, i gjithë skenari i ndërtuar nga PD dhe media rrotull saj, ishte që Saimir Tahiri t’i ketë dërguar sms Artan Hoxhës gjatë emisionit “Opinion” dhe për këtë të merret i pandehur.

Vetë Hoxha thotë që është pyetur për gjëra që i ka thënë para emisonit “Opinion” gjatë ditës tek News 24, dhe se siç po del, ato kanë qenë të vërteta.

Tani pyetja shtrohet çfarë hetimesh janë prishur nga kjo deklaratë, përderisa tani po i nxjerr vetë Prokuoria dhe çfarë provash ka PD dhe media rrotull saj, se kjo gjë është dekonspiruar nga policia?

Deklaratat e gazetarit Hoxha janë tërësisht në kundërshtim me pretendimet e PD dhe shtypit që po përdor ajo.

Nëse ka një shtyp që po përdoret këtu, është shtypi që do të imponojë skenarin e qytetarit digital të PD, si ngjarje e vërtetë.

Dhe kanë vënë në siklet dhe Flamurin, se mezi e lexon.

1 komente në “SHENIM/ Kush po keqpërdor gazetarët, PD apo policia?”

  1. Kujtim says:

    Po mjaft u moret me PD ajo eshte nje organizat famkeqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje