Gazetari investigativ i “News 24”, Artan Hoxha, i shoqëruar mbrëmë vonë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas deklaratave të tij se piloti italian Guido Andrea Guidi ka pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm, për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash ka rrëfyer gjithë sa ndodhi në prokurori.
Ai në një intervistë për “News 24” ka treguar se sa herë është thirrur gjithsesj në Prokruroi dhe shton se këtë radhë e kishin me aq ngut, sa nuk e kishin as për 21 Janarin.
Sipas Hoxhës edhe pas ngjarjeve të 21 janarit, prokurorët pritën të gdhihej dita tjetër për ta marrë në pyetje.
Tani, si është situata jote, çfarë ka ndodhur konkretisht, je shoqëruar, je arrestuar, çfarë është kërkuar prej teje?
Në fakt unë nuk di asnjë lloj informacioni që është publikuar në media nga momenti që kam dalë në dalë nga emisioni “Opinion” në TV Klan, pra nuk e di farë se çfarë është raportuar, sepse nuk kam patur mundësi të komunikoj, nuk kam patur asnjë mjet informimi. Janë paraqitur tre oficerë të policisë gjyqësore të cilët më kanë kërkuar që të shkoj me ta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me një çështje që ata pretendonin që unë e kisha publikuar në “News24” pasdite dhe në emisionin “Opinion”. Eshtë një çështje që unë e kam publikuar gjatë gjithë ditës në ‘News24’, dhe për këtë shkak unë duhet të paraqitesha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pastaj më tej kanë vazhduar procedurat normale. Siç e përmenda ka një urdhër sekuestro mbi mjetet e mia të punës, ti e di sa të rëndësishme janë për gazetarët. Por kjo pak rëndësi ka, tashmë hetimi do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. I gjithë problemi ka qenë ky, informacioni dhe burimet e informacionit. Unë jam tashmë, dashur pa dashur kam 20 vjet në këtë profesion dhe për të informuar publikun jam gati të jap çdo gjë, për të mos dekonspiruar burimet e mia. Ndryshe asnjë qytetar i cili më informon mua nuk do kishte më besim tek unë.
Askush nuk e vë në diskutim profesionalizmin tënd. Në vlerësimin tënd, ky shoqërim që është bërë është një veprim i ligjshëm apo i paligjshëm. Cili është qëndrimi yt në këtë pikë?
Nuk mund të mbaj asnjë qëndrim dhe nuk dua të deklarohem në lidhje me këtë çështje. Shiko, unë nuk jam jurist dhe nuk kam konsultuar sot, sepse dita ishte shumë intensive, dhe nuk jam në gjendje të riprodhoj tani Kodin Penal, apo Kodin e Procedurës në lidhje me kushtet e paraqitjes time në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjithsesi unë i falënderova prokurorët për detyrën e tyre. Jam i qartë dhe jam koshient për përgjegjësitë që ata kanë dhe për pozicionin e tyre. Gjithashtu bëra me dije për pozicionin që kam unë si gazetar, si reporter, dhe aq më tepër si person i cili ka mision të tij informimin drejt, saktë dhe konform të gjitha rregullave, të publikut.
Tani kur the që kanë sekuestruar mjetet e tua të punës, kanë sekuestruar celularët në mos gabohem dhe çfarë tjetër?
Po aparatet celularë dhe kartat e telefonit. Gjithë ideja është që ata kërkojnë me insistim të gjejnë burimet e mia të informacionit. Eshtë A-ja e çdo gazetari. Në qoftë se ne dekonspirojmë burimet tona, atëherë asnjë qytetar nuk do kishte më besim tek misioni jonë. Rëndësi ka në gjithë këtë histori, që gjëja që më pohuan që në fillim prokurorët është fakti që kam dhënë një informacion aq shumë të vërtetë për ta, sa ai nuk duhet të ishte publikuar. Unë sa herë kam mundësi që të provoj një të vërtetë që përbën interes të madh për publikun, do ti qëndroj fort kësaj dhe do ta publikoj.
Pavarësisht se çfarë thotë prokuroria, në vetëdijen tënde si gazetar, informacioni që ke dhënë ishte informacion kaq konfidencial sa duhet të bëhej e gjithë kjo skenë e shoqërimit tënd për më shumë se dy orë në prokurori?
Unë i kam qëndruar një versioni i informacionet që kam patur qysh në mesditë, duke këmbëngulur që kemi të bëjmë me një rast të pastër të trafikut të narkotikëve. Dhe për të provuar këtë version që unë e kam ngritur qysh në daljen e parë që kam patur në ‘Neës24’, kam menduar të sjell fakte dhe prova që kjo gjë është e vërtetë sipas meje.
Në 20 vite punë, të ka ndodhur një situatë e ngjashme, një situatë e kësaj natyre, që kërkohet me ngulm prania jote në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?
Me sa kujtoj, edhe në rastin e 21 janarit, në atë rast oficerët e policisë gjyqësore janë treguar pak më tolerantë, duke patur parasysh që ishte një ditë e lodhshme. Pasi kanë marrë një deklarim pranë televizionit, veprimet e tjera i kanë bërë të nesërmen. Kujtoj që në vitin 2000 kam patur të paktën 5 procese në prokurorinë e Tiranës. Kjo është një procedurë që jam mësuar tashmë dhe nuk më bën përshtypje.
Prokuroria e Durrësit ka liruar pilotin italian Guido Guidi, cili është komenti yt për këtë situatë?
Në fakt kam menduar që në këtë çështje do të përfshihej prokuroria e krimeve të rënda. Por më thanë që prokuroria e krimeve të rënda e ka filluar hetimin me iniciativën e vet dhe përfshirja e saj ka qenë që në momentin e parë. Megjithatë po më çudit ky lajm, nuk e di, tani po e marr vesh. Nuk i di rrethanat në të cilat është lejuar liria e tij. Nëse është kështu, po më vika keq që një pjesë të informacionit për këtë ngjarje, nuk e kam dhënë unë, por kolegë të tjerë dhe i përgëzoj ata.
Po mos bej rolin e naivit o gazetar investigues.
Meqenese na merresh me hetime duhet ta dish qe rrjedhja e informacionit ne fazen e pare te hetimit eshte gjithmone ndihme per te hetuarin. Qe informacionin ta kesh marre nga qytetari dixhital s’e besoj. Ka shume mundesi qe ne kete rast dixhitali te jete police o prokuror.
Sa per rastin e 21 janarit………kuptohet interesi I larte qe kish prokuroria e asaj kohe ne zbardhjen e vrasjeve.
Jane the gjithe ne sherbim the klanit Belisha. LLalla echte aq idiot sa i beson si the verteta theniet e Saliut.
Ku eshte zoti Ngjela? Ceshtja eshte se duam te dime opinionin e tij: Eshte apo s eshte fajtor kete radhe Saliu.Ngjelaaaaaaaaaaa je nje lepires dhe asgje tjeter.
nje gazetar qe e do vendin e tij me shume se paraja qe fiton nga lajmet e bujshme nuk i nxjerr informacionet te cilat demtojne rende proçesin hetimor per çfaredo lloj krimi te behet fjale; ne fillim bashkepunon me drejtesine dhe nese te vertetat qe ka marre vesh mohohen ose refuzohen si te verteta nga drejtesia, vetem atehere, nese eshte i bindur 100% mbi vertetesine e informacioneve, i publikon dhe, natyrisht, mbron me te drejte burimet e tija te informacioneve.
por kur prokuroria dhe policia nxitojne ta nxjerrin ndryshe ceshtjen, duke thene qe kjo ska lidhje me drogen do te thote qe hetimi per ta ishte i mbyllur, se normalisht mund te thonin qe jeni ne faze hetimi dhe po punojme per sqarimin e ngjarjes, por nuk ndodhi keshtu, ndodhi e kunderta, thane qe ska lidhje me drogen. atere artani shume mire ka bere
KJo eshte kategorikisht shkelje flagrante,dekonspirimi denohet ne te gjitha shtetet Europiane. Ne asnje tv te shteteve perendimor nuk del policia dhe as gazetaret te japin informata dhe asnje te dhene ne lidhje me ngjarjet qe ndodhin.
gazetaret e dine detyren ee tyre dhe i permbahen ligjit.
Ne tv News 24 ne titra shohim emra tee njerezeve qe beejne shkelje. Kjo nuk eshte ceshte e gazetareve dhe asnje tv…..kjo ndodh vetem ne Shqiperi. eshte ceshtje e policcise dhe organeve kopetente.Sepse ai gazetar qe dekonspiron te dhenat e policise denohet me ligj dhe e humb per tere jeten profesionin e gazetarit.
ky gazetr dhe te tjere informacionin duhet ta jape te organet e policisee dhe prokorurise dhe jo te dale aty ne tv. Kjo eshte shkelje dhe nuk mund te justifikohet.
Une w pergezoj per punen qe bene kete zoterine i them bravo.! Por do t’i thoja bravo 100 here sikur tu futej edhe hetimeve persa u perket konçesioneve kriminale qe jane bere ne shqiperi, marreveshjeve atikombetare, rruges se kombit etj ku interesat jane me me peshe persa i perket sigurise kombetare.
Dhe mos u kufizo veteme krimet ordinere vetem per interesat te momentit. Dhe sa per parcelat qe je futur pa rene ne sy keto tregojua atyre neper studio se tjeter njeri nuk i ha. Te gjithe Ata qe e dine si funksionon qeshin me ty , te jesh i sigurte. Vetem se i bere reklam vetes me ketè. Edhe diçka :qe ben punen sot kaq lireshem dmth qe ka Liri shtypi dhe boll u qurravitet (gazetaret) qe ka presion. Blerje po po presjon Nuk besoj dhe sa per blerjet çmimet ju i vendosni vete.!!!!
Mesim per te gjithe popullin kush meret me keto palo gazetar qe marin jete njerzish dhe e thojne mbas nje viti!
E kane mare ne pytje per “Korcarin” qe i beri gropen!
Prandaj e kane mare felliqsiren qe blen me 100 euro ca fshatar dhe pastaj i shet te tjeret per 10 000 euro.