Zbardhet dialogu i gazetarit Artan Hoxha me oficerët e policisë gjyqësore

16 Shtator 2016, 11:25Kronika TEMA

Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha u shoqërua mbrëmë vonë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor. Gazetari i emisionit “Xhungël” deklaroi mbrëmë në “Opinion” se piloti italian Guido Andrea Guidi ka pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash.

Kjo u cilësua nxjerrje e sekretit hetimor nga prokuroria e krimeve të Rënda, që vendosi ta marrë në pyetje në mesnatë Artan Hoxhën.

Dialogu me oficerët e policies gjyqësore

Oficeri i policisë gjyqësore: Kemi një deklarim,  një procedim që është regjistruar për nxjerrje sekreti. Eshtë e nevojshme të japësh një deklarim.

Gazetari Artan Hoxha: Po ta dija që ishte sekret nuk do ta kisha nxjerrë. Nuk pret puna deri nesër, se do vë në alarm kot dynjanë.

Oficeri: Jo spret, 5 minuta punë është, procedurë.

Gazetari: E di sa zgjasin procedurat, jam bërë i vjetër në këtë punë

Fevizu: Po si hytë në Klan ju

Oficeri: Kemi urdhërin

Gazetari: Me çfarë do të lëvizim

Oficeri: Si të duash, mund të vish me mjetet tona

Fevizu: Jo se e shoqëroj unë, ku është?

Oficeri: Tek Prokuroria e krimeve të renda, tek burgu 313.

2 komente në “Zbardhet dialogu i gazetarit Artan Hoxha me oficerët e policisë gjyqësore”

  1. dardan says:

    Prokuroria ska pse merret me gazetaret pse zbuluan sekretin hetimor, po te hetoje punonjesit e vet qe i çojne ketelloj informacioni gazetareve. Gazetari ate pune ka te informoje publikun per lajmet qe ka marre. Prokuroret le ta ruajne mire informacionin nese e kane aq merak per ruajtjen e sekretit hetimor, po ata jane te paret qe e japin “indirekt” nepermjet gazetareve.

  2. eni says:

    KY Artani e kerkon vet me ato fjale pa fund qe vetem flet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje