Nxjerrja e sekretit hetimor, shoqërohet në polici gazetari Artan Hoxha

16 Shtator 2016, 09:09Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha është ndaluar nga policia mbrëmjen e djeshme në përfundim të emisionit “Opinion”.

Ai u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, per tu merret në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me çështjen e rrëzimit të avionit në Ishëm.

Por çfarë dekkaroi Hoxha në emision?

Gazetari mori një sms në celularin e tij, dhe tha se piloti italian kishte pranuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që fluturoi drejt Shqipërisë për të provuar nëse funksiononte pista e improvizuar në Ishëm.

Më tej ai bashkëpunoi me hetuesit, duke deklaruar se ishte kontraktuar nga një rrjet i fuqishëm kriminal për të transportuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.

“Piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”, tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha ka dalë nga prokuroria në orën 02 30 pas me shume se tre orë marrjeje ne pyetje.

Prokurori Kulluri ka këmbëngulur te marrë vesh se kush e ka informuar për nxjerrjen e sekretit hetimor duke dyshuar se kjo është bërë ne mënyrë që të paralajmërohen trafikantët shqiptare që kishte “tradhtuar” italiani.

Menjëherë sapo mbaroi emisioni Opinion prokuroret u shfaqën në televizionin Klan dhe e shoqeruan gazetarin Hoxha dhe refuzuan propozimin e tij per tu veteparaqitur nesër.

Mësohet se ata donin te zbulonin menjehere se kush e dekonspiroi sekretin hetimor se piloti italian ka pranuar te bashkepunojë.

Prokuroret dyshojne se nivele te larta te policise donin që me ane te nxjerrjes se ketij lajmi ti conin sinjal trafikanteve te merrnin masa.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje