Pleq italian, ne pension por ne gjendje financiare, bashkepronare ne kompani fluturimi dhe pilote te licensuar, jane pikat kyc te fluturimeve per qellime trafiku mes dy brigjeve.
Guido Guidi eshte i dyti ne radhe qe “bie” ketu dhe eshte ky “tip” italiani.
Piloti i avionit të rrëzuar në Ishëm, është arrestuar edhe më parë nga policia italiane.
Edhe në atë rast ai ishte protagonist i rrëzimit të një avioni. Guidi ishte pjesë e kompanisë “Eurojet spa”.
Incidenti i mëparshëm ka ndodhur në qershor të vitit 2003, ku nga rrëzimi i avionit ka pasur edhe viktima, për pasojë ka vdekur një pilot 35-vjeçar.
Si shkaktare për rrëzimin e avionit, janë arrestuar disa persona, ndërmjet tyre edhe italiani Guido Guidi.
Për këtë aksident mediat italiane në atë kohë, shkruan se ndodhi si pasojë e përplasjes më një tufë zogjsh.
Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Lartë italiane, në vitin 2006, 68-vjeçari Guidi, është dënuar me një vit burg edhe për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë.
Guidi në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit te “Euroject”, kompani në të cilën ishte edhe bashkëpronar, ka paguar shumën 125 mijë euro ndaj një zyrtari të prokurorisë së Milanos në mënyrë që të ndryshohej dëshmia.
Ajo që duhet të bënte konsulenti teknik, ishte deklarimi i gjendjes së mirë teknike të avionit dhe të pranonte se shkak i rrëzimit ishte tufa e zogjve.
Po pleqte e tjere italiane qe bejne trafik ku i keni? Ku e dini ju se jane ne gjendje financiare? Nuk kalohet ne peegjithesime nga nje rast I vetem. I lexuat deklarimin e te ardhurave qe ka apo pasurine? hamendesime kot e pa asnje fakt. Pastaj po te ishin te kamur c nevoje kane te trafikojne me Shqiperine? e pale po na qenka zberthyer menjehere ne Prokororine shqiptare a thua se eshte çilimi dhe nuk e kupton qe I leverdis te mbaje gojen mbyllur.
haha..po ankohemi per shtetin italian tani..:::)))))hajde analize hajde.ne po qe kemi gazetari
Ju te Tema-s dini me mire punet e Italise se te Shqiperise!
ha ha dhe na akuzojne neve pastaj ,ata s ruajne dot bacen e tyre ,jo me te fqinjit