Mbrëmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur në një “set” pyetjesh gazetarin Artan Hoxha, nën argumentin se në mënyrë publike ka dekonspiruar hetimin ndaj personave të lidhur me trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike me avionin e rrëzuar në Ishëm.
Gazetari Artan Hoxha pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi u pyet për 3 orë ku u shoqërua në prokurori për nxjerrje të sekretit hetimor deklaroi se informacioni që kishte dhënë ishte i vërtetë. Gazetari deklaroi se prokuroria i kishte konfiskuar telefonat.
“Më kanë sekuestruar telefonat. E mirëkuptoj hetimin, bënë detyrën e tyre.Isha në prokurori se mbrojta burimet e mija. Kam dhënë një informacion të vërtetë”, deklaroi gazetari Artan Hoxha –
Por sot kanë vijuar debatet se kush e dekonspiroi hetimin mes PD dhe Ministrisë së Brendshme.
Deputeti i PD Flamur Noka akuzoi ministrin Saimir Tahiri se nxorri sekretin hetimor dhe prishi hetimet lidhur me avionin që u rrëzua dje në grykëderdhjen e Ishmit.
Sipas Nokës, ministri i brendshëm Saimir Tahiri nxorri lajmin mbrëmë se piloti Italian nisi të tregonte porositësit e drogës. Sipas deputetit demokrat, krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetuan lajmin, por ministri Tahiri.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila i cilësoi deklaratat e Nokës si përbaljtje për punën e dikasterit. Ministria e Brendshmë drejton disa pyetje ndaj deputetit të PD-së. “Nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje.”, thuhet në deklaratën e MPB. “Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion.
Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e dëshmitarit, atëherë le të paraqitet në Prokurori dhe të depozitojë të gjithë të dhënat që ka, në lidhje me këtë ngjarje.
Por ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje: për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin?
Me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje.
Përtej çdo akuze, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër paligjshmërisë dhe kriminalitetit.”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Dhe në të vërtetë ka qënë deputeti demokrat Flamur Noka ai që në mes të sallës së Kuvendit deklaroi se një avion plot me drogë është rrëzuar në Ishëm.
Madje shpërtheu një debat i fortë në Kuvend, ndërkohë që ministri i Brendshëm Tahiri, në ruajtje dhe të sekretit hetimor u mundua që të argumentonte të kundërtën, por ndërkohë mori mbi vete për hir të këtij sekreti hetimi dhe një lumë akuzash se po mbron trafikun e drogës.
Deri në tani vetëm gazetari Hoxha u thirr në prokurori për nxjerrje të sekretit të hetimit. Ndërsa PD akuzon ministrin për një diçka të pavertetuar zyrtarisht, pse Prokuroria e krimeve të Rënda nuk ka thirrur ende deputetin e PD Flamur Noka?
Ta thërrasë dhe ta pyesë për nxjerrje të sekretit hetimor në mënyrë publike, në mes të sallës së Kuvendit, ku mediat po jepnin seancën live.
Po cta duan ta therasin Mul GOMARIN
Po cta duan ta therasin Mul GOMARIN,,,,,,