Ngushtohet 'laku' për politikanët: Çfarë u ndodh nëse fshehin paratë e pista

17 Shtator 2016, 09:43Kronika TEMA

Ngushtohet laku për funksionarët dhe ish-funksionarët, të cilët kanë përvetësuar paratë e shqiptarëve dhe pasuritë publike, me anë të praktikave korruptive. Deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, drejtorëve dhe ish-drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të cilët kanë shpërdoruar apo fshehur paratë e korrupsionit, do t’u konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, me vlerë ekuivalente. Kështu parashikon ligji i ri anti-mafia, i hartuar nga misionet e SHBA-BE në Tiranë, bazuar në rekomandimet e PAMECA. Drafti i zbardhur nga Shqiptarja.com, ndër të tjera, parashikon që, nëse personi kundër të cilit propozohet masa e konfiskimit, shpërndan, transferon, shpërdoron, fsheh ose zhvlerëson pasuritë për të shmangur ekzekutimin e masës së sekuestrimit ose konfiskimit të pasurisë, sekuestrimi dhe konfiskimi kanë si objekt paratë ose çdo pasuri tjetër me vlerë ekuivalente. E njëjta procedurë do të zbarkohet edhe kur pasuritë nuk mund të konfiskohen sepse përpara sekuestrimit ato i transferohen në mënyrë legjitime palëve të treta në mirëbesim. Pra, nëse zyrtari apo ish-zyrtari i ka kaluar paratë apo shtëpitë e paligjshme në emër të një miku të besuar, me procedura të rregullta, subjektit do t’i konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, në emër të tij. Drafti synon të mbyllë çdo hapësirë dhe mundësi shpëtimi për pushtetarët që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Drafti adapton modelin italian në Shqipëri, i cili parashikon sekuestrimin e pasurive në mënyrë të pavarur nga dënimi penal.

Barra e provës

Masa e konfiskimit urdhërohet pas kryerjes së hetimit dhe dëgjimit të konkluzioneve të prokurorit dhe palëve të paraqitura në gjyq. Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi. Personat kanë barrën për të justifikuar që të gjitha veprimtaritë dhe pasuritë e sekuestruara, të poseduara, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, janë fituar në mënyrë të ligjshme. Po ashtu, personat e parashikuar në ligj kanë barrën e provës për të treguar që pasuritë e konfiskuara janë pronë e tyre ekskluzive dhe nuk janë në pronësi indirekte të personave të tjerë, të parashikuar në ligj.

Qëndrimi i BE

Rezoluta e Parlamentit Europian e 25 tetorit 2011, që synon të rrisë rolin e masave parandaluese kundër pasurisë, i bëri thirrje Komisionit Europian që të paraqesë një direktivë kuadër për procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave të krimit dhe korrupsionit, dhe të zhvillojë rregullat për përdorimin e efektshëm të instrumente si konfiskimi i shtrirë dhe “konfiskimi jo ndëshkues”, të shtjellojë rregullat në lidhje me zbutjen e barrës së provës mbi të pandehurin ose autorin e një vepre të rëndë në lidhje me krimin e organizuar dhe konfiskimin e pasurive në zotërim të palëve të treta, që duket se i referohet përvojës Italiane me masat parandaluese kundër pasurisë. Këto parime janë konfirmuar edhe në Rezolutën e Parlamentit Europian më 23 tetor 2013 në lidhje me rekomandimet dhe masat e marra për të trajtuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Për rrjedhojë, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë miratuar në prill 2014 Direktivën e BE-së 2014/42/EU për ngrirjen dhe konfiskimin e mjeteve dhe të ardhurat e krimit.

Administratori i pasurisë së sekuestruar

Gjykata, në vendimin e sekuestrimit të pasurisë, cakton, gjithashtu, nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara një a më shumë administratorë. Agjencia vë në dispozicion të gjykatës lisën e administratorëve, me persona të punësuar ose të autorizuar prej saj, të paktën një herë në vit dhe tregon kriteret e caktimit të tyre. Administratori ka për detyrë të ruajë dhe të administrojë pasurinë e sekuestruar. Gjithashtu, ai ka për detyrë të rrisë, nëse është e mundur, vlerën e këtyre pasurive. Administratori, i caktuar me vendim gjykate për ekzekutimin e masës së sekuestrimit dhe për administrimin e sendit, paraqet çdo kërkesë të nevojshme pranë prokurorisë, shërbimit përmbarimor apo çdo institucioni tjetër shtetëror. Gjykata, edhe kryesisht, mund ta shkarkojë administratorin nga detyra, në çdo kohë, për paaftësi ose për mospërmbushje të detyrës. Kërkesa në gjykatë paraqitet nga prokurori kryesisht ose me propozim të motivuar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Konfiskimi

Deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, drejtorëve dhe ish drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të cilët kanë shpërdoruar apo fshehur paratë e korrupsionit, do t’u konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, me vlerë ekuivalente.

Masa e konfiskimit

Masa e konfiskimit urdhërohet pas kryerjes së hetimit dhe dëgjimit të konkluzioneve të prokurorit. Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi.

Raporti i PAMECA: Modeli italian i konfirmuar nga Gjykata e Strasburgut

Raporti i PAMECA propozon përmirësime në ligjin aktual anti-mafia, që ligji shqiptar të kuptohet dhe të ekzekutohet më mirë sidomos duke marrë parasysh vështirësitë dhe problemet e hasura, por edhe përvojën e fituar gjatë zbatimit të ligjit. PAMECA ofron si model përvojën italiane, e cila është një histori suksesi. “Propozimi i projekt ligjit merr parasysh përvojën shqiptare, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut dhe përvojën shumë të dobishme të gjykatës italiane dhe legjislacionit në këtë fushë. Dimensioni ekonomik ndërkombëtar i krimit të organizuar nxit legjislacionin europian dhe ndërkombëtar që të prezantojë ose ri-forcojë masat e konfiskimit jo ndëshkues. Duhet të theksohet që përvoja italiane në këtë fushë përbën një shembull për legjislacionin ndërkombëtar si pasojë e rezultateve të shkëlqyera të arritura në trajtimin e pasurive të paligjshme të mbledhura nga organizata të llojit të mafies dhe veprimtari të tjera kriminale përfituese nëpërmjet masave për parandalimin e pasurive”, thuhet në raport. Prandaj, legjislacioni anti-mafia shqiptar mbivendoset gjerësisht me legjislacionin përkatës italian në këtë fushë. “Thelbi i sistemit italian përbëhet nga mundësia për të zbatuar sekuestrimin dhe konfiskimin në mënyrë të pavarur nga dënimi, në kuadër të një procesi të “thjeshtuar” kundër pasurisë si një masë parandaluese. Këto procese Gjykata e Strasburgut i konsideron në mënyrë të përsëritur në përputhje me KEDNJ. Qëllimi i këtyre masave nuk është të ndëshkojë njerëzit duke konfiskuar pasuritë e tyre (përndryshe do të ishte masë penale); qëllimi është që të godasë pasuritë që në mënyrë të paligjshme i vihen në dispozicion personave “të rrezikshëm”, sidomos sepse ata dyshohen për krime të rënda; rrjedhimisht, duke mos i vënë këto pasuri në dispozicion të tyre, duke parandaluar kryerjen e krimeve të tjera (të cilat mund të shtohen pikërisht nëpërmjet përdorimit të këtyre pasurive)”, thuhet në raport. Gjykata italiane e Kasacionit dhe Gjykata e Strasburgut kanë konfirmuar gjithmonë natyrën parandaluese të konfiskimit jo ndëshkues në Itali. “Ndërhyrja në gëzimin e pasurisë, e mbrojtur nga neni 1, neni 1 i Protokollit shtesë nr. 1 lejohet vetëm nëse plotësohen kushtet e parashikuara në neni  2, – duke ju caktuar shteteve të drejtën për të miratuar “ligjet e nevojshme për të vendosur përdorimin e të drejtës së pronës, duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm” i cili përfshin nevojën për të parandaluar “përdorimin e paligjshëm dhe të rrezikshëm të mallrave të cilave u është treguar origjina e paligjshme”. Ndërhyrja konsiderohet proporcionale me qëllimin e ligjshëm të ndjekur, të përfaqësuar nga një politikë penale parandaluese për zbatimin e të cilës ligjbërësit duhet t’i jepet një hapësirë e gjerë manovrimi duke iu referuar ekzistencës së një problemi të interesit publik dhe përzgjedhjes së mekanizmave të zbatimit”, thuhet në raport./ Shqiptarja.com

12 komente në “Ngushtohet ‘laku’ për politikanët: Çfarë u ndodh nëse fshehin paratë e pista”

  1. E po kjo pune! says:

    ore po sikur perfolen shume ato konfiskimet e Enverit… prape konfiskime, lerini more njerezit te vjedhin ne liri!!!!!! Nje gje mbetet ama, pse e lejoi perendimi 25 vjet kete gjendje? Se ne vete, u pa puna, ka ndonje det t’ja japim grekut!

    1. Nallbani says:

      @E po, perendimi e lejoj kete gjendje, sepse 25 vjet me pare s´kishte asgje per t`u konfiskuar, keshtuqe kete gjendje qellimisht e toleroi per t´u grumbullua kapitali i vjedhur apo ai i korrupcionit, keshtu e ke ne te gjithe boten demokratike, me fjale tjera, “sabri e ka selametin” , ia vlen te presish. I
      Ishalla ky ligj vjene sa ma pare edhe ne Kosove!

  2. Natalia says:

    Fakti qe qeveria shqiptare paska kopjuar modelin italian te konfiskimit kthen ne nul gjithe keto perpjekje per reformen ne drejtesi.Sistemi Italian eshte me i korruptuari ne Europe per te mos thene ndoshta ne bote.Populli shqiptar e provoi njehere me kushtetuten,ku na thuhej se do studjohen kushtetutat e vendeve te BE dhe pastaj do ja pershtasim vendit tone.Dhe cuditerisht u kopjua ajo me e keqja me e korruptuara me mafjozja,ajo Italiane pasojat e se ciles filluam ti vuajme menjehere.Une nuk jam e fushes se jurisprudences,por nga shtypi dhe media di se me keto ligje qe ka Italia per te cilat eshte vazhdimisht nen kritikat e BE dhe gjykates nderkombetare te Hages ne letra ka sekuestruar miljarda euro,por ne realitet nuk ka ekzekutuar asnje centezimo,pra ne arken e shtetit nuk ka hyre asnje centezimo nga sekuestrot .Pra keto do jene dhe frytet e kesaj reforme te deshtuar pa filluar aplikimi.

  3. Ilir says:

    Asnje lak nuk ngushtohet . Laku i ngushtohet vetem popullit,deri ne momentin qe nuk do te presi me qe politikanet ti ngushojne lakun vetes,por do te jete populli ai qe do tu japi lakun e merituar gjithesejcilit abbuzues!

    1. cun Tirone says:

      Fjale me vend !

  4. Petro says:

    Pordhe me rigon.Vrime ne uje.Asgje s’ka per te ndodhur.Askush nga ata te reformes nuk e ka moralin e paster qe te jape nje produkt ligjor pa ekuivoke.Do ta haje ndonje cironke e vogel dhe pas tre ditesh gjithcka do te vazhdoje si me pare.

    1. Nallbani says:

      Ti Petro Petrovic dhe ky “Irili” ma nalte qenkeni teper optimista, une jam ma se i sigurt qe ky ligj do funkcionon, perndyshe harroje Europen!

  5. Pellazgos says:

    Zoti me comentin “u pa kjo pune”.
    Ke det I dhe Grekut ty?
    Nje njeri apo nje shtet (state) nuk vleresohet (value) nga pasuria (perusia),por nga nderi,drejtesia (strait) llogjika (llogikos) lufta (fight) per drejtesine,pronen,identitetin (identity).
    Greqia per ty dhe ata qe “urrejne” pa te drejte (strait) nga armiq (amiko) e paqes (pace) ose (pease) si Turqit,Sllavet,Amerikanet,te ashtuquajturit Shqipetare me nje identitet shumica Arabe,Emra,Fe,Kulture,Veshje,Gjak eshte (este)e natyrshme (natura) qe te “urrehet” se ndryshe nuk do kishte shtete artificiale (artificial) si puna e Albanistanit,Turkey,Skopje qe Amerikanet e “paqes” dhe Ju e njifni si Maqedoni.
    Meqenese akoma (ancora,nuk eshte gjendur as edhe
    nje dokument (document) qe nuk eshte shkruar ne gjuhen (Glosa) e bukur (buatiful) Helene,se ndryshe nuk (non) do deklaronin (declare) Skopjanot sllave se ne nuk kemi lidhje me Maqedhones dhe Amerikanet ngulin akoma kembe,se duan “Paqe”.
    Sa per ne qe jemi (I am) viktime (victime ) e padrejtesive historike (istoria) kur dihet qe shumica (mucho)e Toponimeve ne Shqiperi nuk nderohen sic kane qene nderuar ne Greqine e Lashte apo edhe nen Romion e Lashte nje kopje (copy)e Civilizimit te Madherishem dhe te paperseritur Grek.
    Eshte e natyrshme qe urrehet nje Civilizim qe eshte edhe identiteti yne Evropiane dhe jo vetem,sic tha para disa koheve edhe Presidenti I Frances Hollande,po Presidenti turkoallvano kur do ta thote nje gje te tille?
    Nuk ju ben pershtypje qe hiqni bustin e Jeorgios Kastriptis kur vjen Baba juaj Sulltani Erdogan?
    “Njerez” pa .der,kujtese,respekt (respetto).

  6. Ismail says:

    Nqs merni si shembull Italine jeni qellimkeqe pa e nisur akoma.
    Falimentet ne Itali behen edhe shiten Nga Komisare te posacem prane gjukatave edhe cudeterisht keta Komisare i bejne cmimet sipas limitit Qe ju eshte vendisur por ato limitet jane qesharake dhe paguhet nen dore per bkerjet perkatese.
    Keshtu Juve merni si shembull Ata Qe dine te bejne me mire Marifetin?

  7. asd says:

    Vertete ?
    Filloni me tre te paret: I Gjati, i Trashi dhe Derdimeni Plak.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vendosa,do dal “lypsar” ” , do mi falin,shanc I madh !

  9. Berti says:

    Vazhdoni me Gjin Gjonin, Zaganjori dhe gota e Llalles, Fullanerrat e (pa)drejtësisë shqiptare. Por asgjë nuk do të ndodhi derisa te ngrihemi te gjithe dhe ti shtypim si morrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje