Edhe pas gjobës 150 mijë lekëshe drejtuesit e mjeteve nuk "vënë" mend, 2 mijë gjoba në një ditë!

17 Shtator 2016, 14:05Kronika TEMA

Mijëra gjoba janë vendosur nga policia rrugore në shkallë vendi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit për shtyp, vetëm për mosvendosje të rripit të sigurimit janë vendosur 740 gjoba.

“Gjithësej ditën e djeshme janë vendosur: 2.102 masa administrative për shkelje të ndryshme; janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur; janë pezulluar 108 leje drejtimi, 17 prej të cilave për konsumim alkooli, 80 për tejkalim shpejtësie dhe 11 për shpërfillje të semaforit; janë vendosur 53 masa për mos vendosjen e kasketës mbrojtëse për motoçiklistët; 44 gjoba për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit; 266 masa administrative për shpejtësi; ndërsa pjesa e mbetur për shkelje të tjera. Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170, por për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, thuhet njoftimin për shtyp të policisë.

8 komente në “Edhe pas gjobës 150 mijë lekëshe drejtuesit e mjeteve nuk “vënë” mend, 2 mijë gjoba në një ditë!”

  1. cun Tirone says:

    Nuk e kuptoj shprehjen “zbatim i rrepte” i kodit…. ?

    1. Drini says:

      Do te thote tolerance zero. Ne fakt, kjo menyre te shprehuri-zbatim i rrepte nuk ben sens fare. Nje menyre me e mire te shprehuri mund te ishte – zbatim me perpikmeri i ligjit.

    2. Stela says:

      Te ndihmoj une t’a kuptosh.
      Askujt nuk i plas ( po fare) per sigurine , rregullin, zbatimin e rrepte e bla, bla, bla.
      Halli eshte qe ne arken e shtetit te shkojne 300 MIJE Euro ne dite, te cilat , natyrisht qe dalin nga xhepat tejet te pasur te ketij populli injorant.

      1. ti stela injorantja e ketij populli, qe te mos shkojne ne arken e shtetit nga paret e fukarenjeve,fukarenjte duhet te sfidojne ligjin dhe te vene rripin dhe te mos sillen si te forte.
        te pelqen rrumpalla,paguaje qen se e meriton.
        akoma me e rrepte duhet te jete policia me keta maskarenj qe dalin kunder cdo ligji ne fuqi dhe te mos na cajne me nderen me te ashtuquajturen demokraci sepse nuk eshte diktature zbatimi i ligjit por eshte korrektese eshte edukate dhe kursim parash per vete.
        Behuni njerez o qerrexhinj shqipetar se mire qe hani koken tuaj,por cfare faji kemi ne qe zbatojme rregullat dhe na vini perballe si derr i eger me gjith ate shpejtesi.
        Kafsha ngelet kafshe.apo rripi nuk ve rrip.

  2. Dino says:

    Nuk ka lidhje gjoba,ky eshte popull kafshe,e kane per turp te vene rripin.

    Sikur ne vend te ketij populli ta zevendesonim me ate gjerman,per 10 vite do behej si pjesa tjeter e Europes ky vend. Po ky fat na ra,largimi eshte shpetimi i vetem.

  3. Pelasgian says:

    Ma para civilizohet gomari se shqipkkkkkkkaaaari

  4. asd says:

    Duhen bere leket e Dibres.

  5. fati says:

    O stela pse behesh koti koti ,per mendimin tim gjoba per rripin te ishte 500000leke pasi per nje rrip jeta e robit shkon per lesh.Dihetse ne shqipot nuk na le pordha e madhe dhe idiotizmi jo vetem me zbatimin eligjit po edhe per te rujt koken tone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje