Një varg kamionësh të Kombeve të Bashkuara, të cilët do të transportonin ndihma humanitare drejt qytetit sirian të Urm al-Kubra, janë bombarduar nga ajri, ndërsa 14 vullnetarë kanë mbetur të vdekur.
Sulmet mendohet të jenë kryer nga avionë të ushtrisë siriane, ose asaj ruse sipas analistëve, ndërkohë që sulmi vjen pas ndërprerjes së armëpushimit.
Automjetet po transportonin ndihma për 78 000 persona në qytetin Urm al-Kubra, pranë Aleppo-s.
Moska prej kohësh mbështet presidentin siria Bashar al-Assad, duke dërguar në ndihmë të tij forcën e vet ajrore, ndërsa autoritetet e ushtrisë siriane nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me bombardimin e kamionëve me ndihma humanitare.
boll me me kete propogande
se natoja po bombardon ushtrine siriane qe te ndihmoje terroristed
vazhdon tradita e bombardimeve humanitare