Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon do të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju Jork.
I pranishëm do të jetë edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili gjendet në SHBA dhe ditën e djeshme zhvilloi një takim në Boston me shqiptarët e diasporës.