Sonte, në Zululandin e Mustafa Nanos ishte i ftuar akademiku Bahri Beci, i cili sapo ka publikuar librin “Struktura dialektore e shqipes”, botim i UET-it. Në këtë libër, Beci mbron tezën se shqipja është e ndarë në njësi dialektore të mëvetësishme, duke përjashtuar në këtë mënyrë ndarjen e njëpasnjëshme (suksesive) të shqipes dialektore nga njësi më të mëdha në njësi më të vogla. Libri i drejtohet një publiku me interesa shkencore, sidoqoftë.
Por Nano në pjesën e dytë të Zululandit u ndal ajo që ka ndodhur me gjuhën shqipe pas Luftës së Dytë Botërore, dhe tek disa personalitete të shkencës së gjuhësisë, të cilat kanë diktuar zhvillimenë këtë lëmë. Beci nuk i kurseu lëvdatat për Eqerem Çabejn. Sipas Becit, ai është emri më i rëndësishëm i gjuhësisë shqiptare. “Çabej ka qenë student i profesorëve më të njohur të kohës në Austri…. Dhe ai është afirmuar qysh herët si gjuhëtar i zoti”, shtoi ai. Dhe vijoi: “Kur regjimi ka pasur nevojë që ai të jetë njeri i evidentuar, e ka evidentuar, por në momente të tjera, sidomos në periudhën pas Luftës II, ose kur bëhej lufta e klasave, ai ka qënë njeri i përndjekur “.
Për Androkli Kostallarin ai tha se “ka qënë njeri me formim gjuhësor shumë të mirë, ka qënë shumë i zgjuar, por ka qënë i indoktrinuar, dhe për mua të jesh i indoktrinuar është shumë”.
Për Arshi Pipën tha se ai “si studiues i letërsisë ka qenë i veçantë, por ai nuk ka qënë gjuhëtar, ai ka hyrë në gjuhësi më shumë si politikan sesa si gjuhëtar”. Dhe e mbylli duke pohuar se “unë nuk jam me tezat e tij, [ai jep] të dhëna [të rëndësishme], dhe gjëra shkencore të vlefshme, por kur vjen puna te tezat themelore që kanë të bëjnë me historinë e formimit të shqipes, [ai thotë gjëra] që janë të diskutueshme”.
Në fund të Zululandit, Nano e Beci u morën vesh që bisedën ta vijojnë edhe nesër. Kështu që nesër në Zululand do të jetë sërish akademiku Bahri Beci, që jeton prej më shumë se dy dekadash në Paris.
Me sa duket Nanua ka mbetur keq, qe e mbush dy dite emisonin me Becin !!! Kam nje pyetje per Nanon: A e ka lexuar “KRYEVEPREN” e Becit “Nje liber qe nuk doja ta shkruaja” ?!!!
Kostallari nuk ka qene i “indoktrinuar”, por i “frikesuar”. Si te gjithe ne ne ate kohe. Aq me shume qe edhe gruan e kishte ruse dhe pothuajse nuk e nxirrte nga shtepia.
Po Akademiku yne iu nderuar a ka qene i indoktrinuar ne ate kohe? A ka qene atehere anetar partie axheba? Po si shkoi nja tre vjet ne Paris per specializim ne vitet ’70, kur nuk dilte as miza nga Shqiperia pa lejen e shokeve te partise? Vetem per meritat shkencore-inteketuale thua?
Si do behesh Gjuhetar Arshi Pipa kur regjimi jot qe previligjonte ty dhe qindra te tjere si puna jote i dha per Shperblim Arshi Pipes 10 vjet burg. Kam qene student korrespondence i joti Z.Beci te njoh shume mire ty dhe strukturen e ADN-s tende. Jo aq vrere per Gegen.Gegerishtja do flitet 1 dite prape.Mos harro se Gegerishtja flitet nga Shkumbini e lart duke perfunduar ne Mal te Zi,Kosove e Maçedoni.Bej llogarite numerike shiko rezultanten e forcave vektoriale si lëviz pastaj bej komente ne Tv perseri.